Në fillim të 2025 pritet të ketë aktakuzë për skandalin në Onkologji

    Deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm pritet të përfundojë procedura hetimore për skandalin e Onkologjisë, dhe të ketë aktakuzë për këtë rast, njoftoi prokurori publik Lupço Kocevski, shkruan Alsat.

    Nga prokuroria theksuan se janë siguruar dy ekspertiza për rastin nga Serbia dhe Sllovenia, ndërsa rezultatet e ekspertizës në Slloveni pritet të arrijnë në fund të këtij muaji. Ekspertiza në Serbi ka konstatuar se pacientëve me kancer në Klinikën e Onkologjisë në Shkup nuk iu është dhënë terapia e duhur, edhe pse ajo ishte e përshkruar në emër të tyre.

    Mirëpo, gjatë këtij hetimi, ende po kërkohen prova për pretendimet se terapia për pacientët me kancer është rishitur në Kosovë, si dhe se kush qëndron prapa saj. Skandali u zbulua në shtator të vitit 2023, pasi u bë e ditur se klinika e onkologjisë po rishiste terapinë e shtrenjtë biologjike në mënyrë të paligjshme.

    Për këtë rast para organeve kompetente janë marrë në pyetje disa mjekë, infermierë, drejtorë dhe pacientë./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rasti “Aditiv”, 30 ditë paraburgim për nëntë persona

    Lajmi i rradhës

    Për cilin rast është thirrur dëshmitar kryeministri Kurti nga Prokuroria Speciale?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë