Në fushatë zgjedhore ishte te Fronti Europian, Adnan Ismaili tani i dhuron libra Izet Mexhitit

    Kryetari i Shtëpisë Botuese “Logos A”, Adnan Ismaili jo rallë herë është kryqëzuar në media për pjesëmarrjen e tij në politikë.

    Në vitet e fundit, është parë shpesh herë të lëvizë nga fushata në fushatë, por nën mbështetje të subjekteve të ndryshme partiake.

    Edhe pse pas disa muajsh nga fushata e fundit zgjedhore, ku ai është parë nën ombrellën e Frontit Europian, tani në opozitë, sot është parë afër njërit nga liderët e koalicionit oponent, VLEN-it.

    Adnan Ismaili bashkë me Azam Dautin, kanë qëndruar në kabinetin e kryeministrit të parë. Sipas njoftimit të Dautit, bashkërisht i kanë dhuruar libra liderit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitit.

    Lajmi Paraprak

    Sindroma e Stokholmit dhe arti i negociatave

    Lajmi i rradhës

    A duhen skuqur vezët në vaj ulliri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë