Në kazinotë dhe bastoret e Maqedonisë qytetarët vitin e kaluar kanë lënë rreth 800 milionë euro

    Vitin e kaluar në RMV ka pasur 58 subjekte juridike të cilat janë marrë me lojëra të fatit, apo kazino, kurse kanë realizuar të hyra prej 48.778.104.541 denarë apo rreth 800 milionë euro, shkruan në analizën e “Pari“.

    Por as bastoret dhe as kazinotë nuk janë të ndaluara, dhe për këtë ka një histori të gjatë në botë, ndërkaq kjo veprimtari kompanive të Maqedonisë së Veriut iu solli fitim prej 70.4 milionë euro.

    Më tej në analizë thuhet se kompanitë që merren me bastore dhe me lojëra të fatit, kanë thuajse 7.745 të punësuar dhe janë plotësues serioz i kasafortës së shtetit, si me të ardhura po ashtu edhe me tatime.

    Edhe pse shpesh herë mendohet të ndalohet kjo veprimtari, në analizë thuhet se ky lloj biznesi zgjerohet në vazhdimësi.

    Në analizë thuhet gjithashtu se në veprimtarinë e kazinove dhe bastoreve janë regjistruar:

    Numër i përgjithshëm i kompanive: 58
    Aktiv për momentin janë: 46
    Aktiv pjesërisht: 7
    Të sapoformuar: 5
    Të hyra të përgjithshme: 48.776.104.541
    Fitimi i përgjithshëm: 4.329.491.505
    Numri i përgjithshëm i të punësuarve: 7.745
    Paga mesatare në industri: 33.383 denarë.

    Lajmi Paraprak

    Danimarka thotë se në burgun e Gjilanit do të dërgojë të burgosur të dënuar me dëbim

    Lajmi i rradhës

    Taravari: Fronti Europian nuk e ka problemin e qeverisë, por të përgjegjësisë që i pret

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë