Përderisa bota është e tronditur nga luftërat, dhuna dhe jostabiliteti, Instituti për ekonomi dhe paqe ka publikuar Indeksin më të fundit Global të Paqes (GPI). Bëhet fjalë për një listë të vendeve më të sigurta dhe më pak të sigurta në botë për vitin 2025.
Në krye të listës dominojnë vendet evropiane. Islanda kryeson listën, ndërsa nga fqinjësia jonë më e ngushtë, Sllovenia është e nënta, Kroacia renditet e 19-ta, Bullgaria – e 29-ta, Greqia – e 45-ta, Bosnja e Hercegovina – e 59-ta. Kosova – e 63-ta. Serbia – e 64-ta, etj. Raporti mbulon gjithsej 163 vende. Ndër 20 vendet më të sigurta në botë janë: Islanda, Republika e Irlandës, Zelanda e Re, Austria, Zvicra, Singapori, Portugalia, Danimarka, Sllovenia, Finlanda, Republika Çeke, Japonia, Malajzia, Holanda, Kanadaja, Belgjika, Hungaria, Australia, Kroacia dhe Gjermania.
Në përgjithësi, lista ka 74 rritje, 87 ulje dhe një rënie mesatare të përgjithshme të sigurisë në mbarë botën prej 0,36 për qind.
Maqedonia u rendit në vendin e 51-të, menjëherë mbi Shqipërinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ndajnë vendin e 52-të. Vendi ynë (i 27-ti midis vendeve evropiane) është në pjesën “Vende lartë të sigurta” të listës.
Nga fuqitë botërore: Britania e Madhe është e 30-ta, Franca – e 74-ta, SHBA-ja – e 128-ta, Irani – i 142-ti, Izraeli – i 155-ti, ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në vendet e fundit 162-të dhe 163-të