Mos sjellja e ligjit për origjinën e pronës, shkak për t’i dhënë zë korrupsionit dhe krimit të organizuar

    Afera e kryetarit të Strugës i cili u gjend në Listën e Zezë u përforcua edhe nga rasti i nipit 24 vjeçar të kreut të BDI-së i cili, në pronësi të tij mori një qendër tregtare në Shkup, dhe e gjitha kjo pa asnjë investim të tijin, por vetëm në “besimin e sipërmarrësit të tij”. Këto raste i dhanë energji të re zërit të retorikës mbi nevojën për të luftuar korrupsionin, krimin shumë të organizuar, nepotizmin, klientizmin, partizimin, dhe çdo devijim tjetër i cili kërcënon sundimin e ligjit në Maqedoni.

    Ndërsa shqetësimi i mëtejshëm i opinionit është se pavarësisht angazhimeve të mëhershme të zyrtarëve për të luftuar devijime të tilla të cilat kërcënojnë shtetin e të drejtës nuk ka pasur ndonjë përmirësim të dukshëm, përkundrazi  duket që politikanët që akuzohen për vepra të tilla ia lënë kohës që ta zbut “zhurmën” e krijuar në opinion që ata të kalojnë me sa më pak pasoja e të vazhdojnë me avazin e vjetër. Këto raste që e animuan publikun e në të cilat vërehen dyshime të qarta për aktivitete korruptive, paraqesin sfidë serioze për institucionet që janë përgjegjëse për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

    Në lidhje me rastin e kryetarit të Strugës ka pasur edhe akuza të ndërsjella për sjellje të pahijshme të institucioneve, përkatësisht KKPK dhe Këshilli Gjyqësor. Në dy rastet aktuale të cilat janë sfidë për luftimin e korrupsionit, si një nga arsyet në fakt arsyetimet për mos efikasitetin e tyre të deritanishëm, kryetarja e Antikorrupsionit Biljana Ivanovska vuri në dukje vonesën e miratimit të ligjit për origjinën e pronës. Kjo shfaqet si sfidë edhe në rastin Drin Ahmetit i cili në fakt nuk është person i zgjedhur ose i emëruar në detyrë. “Nipi i Ali Ahmetit nuk është person i zgjedhur dhe ne nuk kemi kompetenca të veprojmë drejtpërdrejt për të. Nëse duam një luftë reale kundër korrupsionit duhet të miratojmë një ligj mbi origjinën e pronës. Një ligj i tillë filloi të punohej 3 vjet më parë, me mbështetje të KE-së si një projekt-detyrë e ish-zëvendëskryeministrit për të luftuar korrupsionin, e megjithatë ai tashmë ka pësuar disa ndryshime të cilat e lanë në hije qëllimin e tij. Kërkesa jonë dhe rreziqet që kemi identifikuar me funksionimin tonë (për shembull, ka një pronë të regjistruar në emër tjetër pa thënë se me çfarë fondesh është blerë), dhe gjitha kërkesat tjera që kemi bërë për të qenë pjesë e ndonjë ligji janë shtypur, janë larguar. As këtu nuk shoh se ka vullnet dhe dëshirë të sinqertë për të bërë diçka. Emri është ndryshuar, nuk është më ligji mbi origjinën e pasurisë por ligji i konfiskimit të pasurisë pa vendim gjykate. Si mund të bëhet konfiskimi nëse nuk hetohet origjina e pasurisë. Megjithatë, ligjet i propozon qeveria, kjo është përgjegjësi e saj, dhe Kuvendit i cili i miraton. Ne kemi theksuar, kemi dhënë udhëzime pasi mendojmë se është mënyra më e mirë për parandalimin e korrupsionit ndërsa më tej janë institucionet të cilat kanë përgjegjësi ato që duhet ta marrin përsipër vetë”, u shpreh Biljana Ivanovska.

    Më tej ajo theksoi se ata si komision kanë kompetenca të kufizuara dhe bashkëpunim joefektiv me institucionet e mbetura në sistemin kundër korrupsionit, prandaj edhe nuk njeh një vullnet të vërtet politik për të luftuar korrupsionin. Për dallim nga kompetencat e kufizuara të Antikorrupsionit për shkak të mosmiratimit të ligjit mbi origjinën e pasurisë, së fundmi drejtoresha e DAP-it u ndërlidh me idenë e kryeministrit për shqyrtimin e origjinës së pasurisë së punonjësve të Administratës, të cilën kërcënuan me grevë si dhe deklaruan se kanë kompetenca për një procedurë të tillë. “DAP ka kompetencë ligjore që të zbatojë procedurë të veçantë për pronën e personave fizik, prejardhja e të cilëve nuk mund të vërtetohet, nga e cila nuk përjashtohen punëtorët e DAP-it”, tha Lukarevska në një intervistë duke treguar se ekzistojnë institucione për të hetuar origjinën e pronës, nëse ekziston vullneti që kjo të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme dhe efektive kundër luftës së korrupsionit. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët në RMV nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet bazë

    Lajmi i rradhës

    RMV, hipotekat ulen, blerjet nuk ndalen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë