Në Kosovë viti i ri shkollor fillon më 13 shtator

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci bashkë me drejtorë komunalë të Arsimit janë mbledhur sot për të diskutuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

    Express nga burime të saja ka marrë vesh se në takim është thënë se komunat i kanë kryer të gjitha përgatitjet për vitin e ri shkollor.

    Në takimin e përbashkët në mes MASHT’it, kolegjiumit të arsimit në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, SBASHK’ut dhe Këshillit të Prindërve u dakordua që mësimi të fillojë më 13 shtator, pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

    Në takim është thënë se do të jenë 4 modele të mësimdhënies, 3 nga viti i kaluar dhe modeli i 4’të do të jetë me prani fizike dhe orar të rregullt.

    Vendim-marrja për secilin model të mësimit do të jetë i decentralizuar dhe do të vendoset nga Task Forcat komunale.

    Udhëzuesi i përgjithshëm për organizimin e mësimit për vitin e ri shkollor do të shpërndahet në komuna.

    Lajmi Paraprak

    Mariçiq: Vetëm gjyqësia e pavarur mund të jetë garanci për demokracinë dhe sundimin e së drejtës

    Lajmi i rradhës

    Ne nuk jemi të përgatitur të jetojmë në një shoqëri të mbikëqyrjes masive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë