Mariçiq: Vetëm gjyqësia e pavarur mund të jetë garanci për demokracinë dhe sundimin e së drejtës

    Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot përmes me video mbajti fjalim në ngjarjen e organizuar nga EPI me temën “Digjintalizimi i gjyqësisë – erë e re e reformave në sistemin gjyqësor të Maqedonisë”.

    Ministri theksoi se si ministri me vetëdije ose jo, po ballafaqohen me ndryshime të mëdha që i solli digjitalizimi.

    “Duke ndjekur ndryshimet në mënyrën në të cilën jetojmë, shfaqet edhe nevoja që edhe shoqëria jonë të ketë transformim digjital. Ky digjitalizim ngadalë ngadalë do të kapë çdo pore të shoqërisë pa përjashtim. Ndryshimi i teknologjive informatike dhe komunikuese si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror kontribuoi në cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe me këtë u përmirësua marrëdhënia me qytetarët dhe institucionet shtetërore”, tha Mariçiq.

    Sipas tij, në këtë periudhë të rëndë të pandemisë, u bë e qartë se transformimi digjital nuk është vetëm dëshirë, por edhe e domosdoshme për sektor publik efikas dhe funksional.

    “Vetëm gjyqësia e pavarur mund të jetë garanci për demokracinë dhe sundimin e së drejtës. Për këtë shkak si Qeveri dhe ministri dëshmuan vullnet politik, angazhim për reformim të sistemit të gjyqësisë dhe dëshirë për ta kthyer besimin e qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore. Kemi punuar në realizimin e qëllimeve që i kemi vendosur dhe rezultetet sigurisht që nuk do të mungojnë. Digjitalizimi në të cilin jemi të fokusuar do të kontribuojë në rritjen e transparencës në gjykata, rritjen e efikasitetit dhe mundësimin e qasjes më të lehtë dhe më të thjeshtë në drejtësi dhe shërbime”, tha ministri Mariçiq.

    Lajmi Paraprak

    Në spitalin e Tetovës pas një kohe të gjatë, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Në Kosovë viti i ri shkollor fillon më 13 shtator

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë