Në Kumanovë të infektuar me Covid-19, 17 të punësuar dhe 76 nxënës

    Një i punësuar dhe 10 nxënës të infektuar me Covid-19 nga shkollat e Kumanovës janë lajmëruar gjatë ditës së djeshme në Sektorin për arsim nga komuna e Kumanovës, kumtuan sot kompetentët.

    Nxënësit e infektuar janë më shumë të shkollave të mesme dhe fillore.

    “Nga fillimi i vitit shkollor, përfshirë ditën e hënë, 20 shtator të vitit 2021, nga ana e shkollave fillore dhe të mesme deri tek Sektori për arsim janë lajmëruar 17 të punësuar në shkolla, të infektuar me Covid-19 dhe gjithsej 76 nxënës nga më shumë shkolla”, kumtuan nga Sektori për arsim.

    Sipas të dhënave nga Sektori për arsim, në komunën e Kumanovës ka 14.807 nxënës, ndërsa të punësuar janë gjithsej 1.720 në 21 shkolla, prej të cilave pesë janë shkollat e mesme dhe 16 janë shkollat fillore.

    Lajmi Paraprak

    Filipçe: Kriza e Covid-19 mund të menaxhohet vetëm me menaxhim multispektral

    Lajmi i rradhës

    Ekspertët nga Estonia mbështetin MASH-in për zhvillim të digjitalizimit në arsim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë