Në Maqedoni nuk ka të infektuar me lijen e majmunit

    Lija e majmunëve është një tjetër virus që po përhapet nëpër botë. Në Maqedoni ende nuk ka të infektuar, por dyshohet për një rast në Greqi. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 80 raste të lisë së majmunëve në nivel global dhe afërsisht 50 raste të tjera të dyshuara. Ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, nyje limfatike të fryra dhe lodhje janë disa nga simptomat e hershme të lisë së majmunit. Epidemiologu, njëherit edhe anëtarë i Komisionit për sëmundje Infektive Nevzat Elezi thotë se nuk ka hapësirë për panik.

    Ajo që shqetëson popullatën janë ndryshimet lëkurore, të cilat quhen edhe si ethet e lëkurës në formë të puçrrave dhe një pamje e tillë, veçanarisht në ekstremitete të duarve, shqetëson popullatën dhe krijon panik. Nuk ka diçka shqetësuese, sepse nuk përhapet në mënyrë ajrore, tha epidemiologu Nevzat Elezi.

    Mjeku Nevzati thotë se është sëmundje sezonale karakteristike për stinën e pranverës dhe verës. Pre e këtij virusi janë personat me imunitet më të brisht, ndërsa vdekshmëria është në përqindje shumë të ulët.

    “Është një sëmundje që përhapet përmes kontaktit, te i sëmuri ka simptoma në lëkurë dhe prandaj përhapja nuk është masive. Nuk lë pasoja më të rënda dhe nuk llogaritet sëmundje vdekjeprurëse”, tha Elezi.

    Nga Instituti i Shëndetit publik na thanë se deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar me këtë virus në vendin tonë dhe se po e ndjekin situatën. Shkencëtarët besojnë se shpërthimi i sëmundjes nuk do të jetë si epidemia e koronës, sepse transmetimi i sëmundjes nuk është aq i lehtë sa SARS-Cov-2. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Clement Beaune: Anëtarësimi i Ukrainës në BE mund të zgjasë 15-20 vjet

    Lajmi i rradhës

    Rrugë të zbrazura, shtëpi të boshatisura | Vetëm 15 shtëpi në fshatin Goshincë të Likovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë