Në mbledhjen e fundit, Qeveria vendosi edhe për disa emërime të reja

    Qeveria e RMV / Fotografia: Nistori

    Në mbledhjen e fundit, Qeveria vendosi edhe për disa emërime të reja. Hasim Murtezani është emëruar zv.sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Pavle Trajanov, që një kohë ishte në pushtet me LSDM-në dhe BDI-në, sot është emëruar për koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit, ndërsa Solza Gërçeva është emëruar si koordinatore nacionale për reformat në arsimin e lartë.

    Behan Emini për ushtrues detyre drejtor i Fondit të Sigurimit të Depozitave. Për ushtrues detyre drejtor të Agjencisë për Rezerva të Naftës u emërua Nexhmedin Sadiku. Kujtim Ebishi është emëruar ushtrues detyre, në drejtorinë për zbulim financiar./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    BDI-ja dhe VLEN u përplasën sot në debatin për rebalancin

    Lajmi i rradhës

    Shkolla fillore “Njegosh” e komunës Gazi-Babë edhe këtë vit të ri shkollor nuk do të ketë mësim shqip

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë