“Në përgatitje ligj i ri për falje, e jo për amnisti”

    Nuk bëhet fjalë për hartim të një ligjit të ri për amnisti, por për përgatitjen e ligjit të ri për falje, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth paralajmërimit të zëvendësministrit të Drejtësisë Agim Nuhiu se përgatitet ligj i till.

    Pendarovski sqaroi se me iniciativë të Ministrisë së Drejtësisë, ligji i ri për falje ka disa muaj që po përgatitet.

    “Unë kam ekspertët e mi që marrin pjesë në komisionet punuese dhe me sa di, ai tekst tani është në Qeveri dhe duhet të shkojë në Kuvend”, tha Pendarovski.

    Pendarovski sqaroi se nëse pranohen ndryshimet nga Parlamenti, presidenti me propozim të Ministrisë së Drejtësisë do të mund të fal vetëm pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

    “Tani presidenti ka të drejtë me nismë të Ministrisë së Drejtësisë të falë një person në çdo fazë të procedurës, që nga arrestimi dhe kur vuan dënimin. Unë e mbështes atë qasje. Ideja ishte tani me ato ndryshime, nëse pranohen nga Parlamenti, që presidenti në propozim të Ministrisë së Drejtësisë të mund të fal vetëm pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, informoi Pendarovski.

    Sipas tij, sistemi gjyqësor duhet të lihet të zhvillojë procedurën, të ballafaqohet me argumentet e Prokurorisë dhe të mbrojtjes dhe në fund nëse vlerëson presidenti, kur të përfundojë e gjithë procedura dhe ai aktgjykim të bëhet i plotëfuqishëm, të reagojë nëse ka ndonjë hapësirë ​​për korrigjimin e atij aktgjykimi.

    “Kemi pasur disa situata të diskutueshme në 20 vitet e fundit, qoftë për arsye politike apo nuk e di për çfarë arsye të tjera, dikush e ka falur dikë në një fazë të hershme të procedurës. Sistemi gjyqësor duhet të lihet të përfundoj procedurën, të ballafaqohen argumentet e prokurorisë dhe mbrojtjes dhe në fund nëse presidenti mendon se kur të përfundojë e gjithë procedura dhe ai aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm ka hapësirë ​​për korrigjim të atij vendimi, atëher lejohet që të “hyhet” në proces, e jo ditën e parë, të dytë apo të tretë të vendoset dhe të thuhet “Nuk do të ketë më procedurë”, që praktikisht de fakto derogohet tërë sistemin gjyqësor”, tha Pendarovski.

    Lajmi Paraprak

    Virusi i zorrëve te fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Uzurpimi i pronës publike ka marrë fund

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë