Në përleshjen fizike ndërmjet dy grupeve në Shkup, mbetet i lënduar një polic i cili nuk ka qenë në detyrë zyrtare

    Rreth një ore pas mesnate, disa persona në dy automobila ia kanë bllokuar rrugën një tjetër automjet në të cili  ndodheshin tre persona, midis të cilëve edhe një polic i cili nuk ka qenë në ndërrim. Pasi ua kanë penguar rrugën, kanë filluar t’i godasin ata dhe automjetin në të cilin gjendeshin.

    Sulmi ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup në afërsi të qarkores për në Radishan.

    Sipas informatave të MPB-së, nëpunësi policor, i cili në atë moment nuk ka qenë në punë, dhe dy bashkëudhëtarët e tij janë sulmuar nga grupi i sulmuesve, me ç’rast polici me iniciale P.P. ka shtënë disa herë në ajër me pistoletën zyrtare, ndërsa një pjesë e sulmuesve kanë ikur.

    “Sipas denoncimit, personat me iniciale N.B., E.B. dhe M.S., të cilët kanë qenë me automjet ‘BMW’, si dhe disa persona të cilët kanë qenë me automjet ‘Citroen’ ia kanë bllokuar rrugën automjetit ‘reno’ në të cilin kanë qenë P.P., D.K. dhe F.G. dhe kanë filluar ta godasin automjetin dhe fizikisht i kanë sulmuar. Pastaj, P.P. ka shtënë disa herë në ajër nga pistoleta zyrtare, me çrast personat të cilët kanë qenë me automjet ‘Citroen’ kanë ikur”, thuhet në kumtesën policore.

    Dy nga sulmuesit, N.B. dhe E.B., të cilët kanë qenë me automjet “BMW” janë arrestuar menjëherë pas incidentit.

    Policit të sulmuar dhe dy personave të tjerë u është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën klinike në Shkup.

    Motivet për sulmin nuk janë bërë të ditura. Për incidentin është njoftuar prokuror publik dhe po ndërmerren masa për zbardhje të rastit.

    Lajmi Paraprak

    Vjetërsimi i lëndës “Titanik2”, mund ta shpëtojë Mijallkovin nga dënimi

    Lajmi i rradhës

    Shkup, sot shënohet 80-vjetori i Holokaustit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë