Vjetërsimi i lëndës “Titanik2”, mund ta shpëtojë Mijallkovin nga dënimi

    Lënda gjyqësore “Titanik 2” gjatë kësaj jave ka mbërritur në Gjykatën e Apelit.

    Tashmë gjykata pritet të marrë një vendim të shkallës së dytë, pasi një pjesë e çështjes skadon më 7 prill. Kjo do të thotë se nëse gjykata nuk vendos në afat prej 27 ditësh, vepra për të cilën po ndiqet ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov do të skadoj.

    Apeli bën me dije se çështjen e kanë marrë më 7 mars, por siç është urdhri, fillimisht e kanë dërguar në Prokurorinë e Lartë.

    “Gjykata e Apelit Shkup në interes të opinionit dhe mediave informon se lënda “Titanik 2” është pranuar në Gjykatën e Apelit Shkup me datë 07.03.2023, është regjistruar dhe arkivuar dhe në pajtim me me dispozitat e Ligjit për procedurë penale është dorëzuar për mendim në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup më 8 mars 2023, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

    Prokurori publik Gavril Bubevski ka paralajmëruar se ekziston frikë se lënda “Titanik 2” të vjetërsohet dhe ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov të shpëtojë nga dënimi. Në një intervistë për REL Bubeski u shpreh optimist që mos të vjetërsohen të paktën rastet “Target-fortesa” dhe “Thesari”.

    “Në lidhje me lenden “Titanik 2”, ekziston frikë më e madhe për vjetërsim, sa i përket vetëm të akuzuarit Sasho Mijalkov, në raport me të akuzuarit e tjerë nuk ekziston rreziku i vjetërsimit të veprimeve të tyre. Sa i përket Mijallkovit, ekziston një rrezik i tillë, siç thatë ju, është prilli. Por aktgjykimi është përgatitur nga gjykata themelore në një kohë të shpejtë, kështu që mendoj dhe pres që edhe në këtë rast të ketë vendim në afatin e paraparë parashkrimi për të akuzuarit”, tha Gavril Bubevski.

    Lajmi Paraprak

    12 mars – vrasja e Gjingjiq – Njeriu që donte një Serbi normale

    Lajmi i rradhës

    Në përleshjen fizike ndërmjet dy grupeve në Shkup, mbetet i lënduar një polic i cili nuk ka qenë në detyrë zyrtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë