Në rajonin Tetovë-Gostivar janë shkelur vendimet për izolim për shkak të virusit Korona

    Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftoi se gjatë ditës së djeshme në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit  janë kryer kontrolle për personat me vendim për izolim për shkak të virusit Korona. Zyrtarët e policisë ka konstatuar se gjithsej pesë persona kanë shkelur vendimin për izolim dhe janë larguar nga vendi.

    “Janë kryer kontroll ndaj personave të cilëve iu është dhënë vendim për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kështu që është konstatuar se A.I. (33) nga Sellca e Tetovës, Q.M. (55) nga Tetova, një i mitur nga Reçica e Madhe, S.M. (52) nga Tetova dhe N.B. (29) nga Gostivari nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre, gjegjësisht janë larguar nga vendi. Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të paraqiten parashtresat adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

    Lajmi Paraprak

    Carovska: Nëse përkeqësohet situata, mësimi mund të vazhdojë online

    Lajmi i rradhës

    Në Twitter nga partia “E majta” kërcënojnë aktivistët e OJQ-ve dhe partiakët që mendojnë ndryshe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë