Në Twitter nga partia “E majta” kërcënojnë aktivistët e OJQ-ve dhe partiakët që mendojnë ndryshe

    “Në Afganistan mbaheshin për aeroplanin ngarkues, te ne do të vrapojnë pas autobusëve. Gjuetia e partive dhe bot OJQ-ve do të bëhet një sport kombëtar. Ne do t’i fotografojmë si trofe, të lidhur pas kapuçit të motorit”, kështu thuhet në mesazhin kërcënues në Twitter të të ashtuquajturit “Kapetanski dnevnik”.

    Këtë kërcënim e ka pëlqyer kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev dhe e ka shtypur opsionin “Like” mbi këtë postim.

    Ky nuk është mesazhi i tij i parë kërcënues. Në prill të këtij viti, CIVIL publikoi një postim tjetër nga “Kapetanski Dnevnik”, postim me gjuhë të urrejtjes dhe thirrje për dhunë.

    Me sa duket, anonimi i partisë e “Majta” është një nxitës i zakonshëm që ka për detyrë të nxisë qytetarët. Në një nga postimet e tij ai thotë: “Ai që do të djegë kampe refugjatësh me ty, ruaje atë, miku im”. MPB dhe Prokuroria akoma nuk kanë reaguar ndaj postimeve të tilla. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në rajonin Tetovë-Gostivar janë shkelur vendimet për izolim për shkak të virusit Korona

    Lajmi i rradhës

    Ambasadorja Kim për refugjatët nga Afganistani: Do të qëndrojnë përkohësisht në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë