“Në RMV do të ketë vaj mjaftueshëm për të tejkaluar krizën“

    Zëvendëskryeministri për Çështjë Ekonomike Fatmir Bytyqi ka dekalruar se vendi ka vaj ushqimor për një muaj deri një muaj e gjysmë. Mirëpo ai është optimist se me masën e djeshme të ndërmarrë nga ana e Qeverisë do të kemi vaj mjaftueshëm për të tejkaluar këtë periudhë krize që vjen si pasojë e konfliktit ndërmjet Rusisë me Ukrainën.

    Ne marrim masa çdo ditë. Ne komunikojmë me kompanitë që përpunojnë dhe prodhojnë vaj gatimi në vendin tonë. Stoqet e tyre janë të mjaftueshme për një muaj deri në një muaj e gjysmë dhe besojmë se me sasitë shtesë dhe masën e djeshme do të kemi mjaftueshëm për të tejkaluar gjithë këtë periudhë që është në pritje derisa të gjejmë burime alternative të lëndëve të para që mungojnë për shkak të krizës në Ukrainë, tha Bytyqi.

    Nërsa saj përket rritjes së çmimeve Bytyqi tja se mund të priten rritje të vogla sepse janë produkte që nuk prodhohen në vendin tonë dhe vijnë me çmimin e caktuar.

    Pritshmëria ime është që ata të mos pësojnë tronditje të konsiderueshme. Mund të priten nuanca të vogla rritjeje sepse janë produkte që nuk prodhohen në vendin tonë dhe vijnë me një çmim të caktuar nga jashtë, ka thënë Bytyqi. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Ademi: BDI e përshëndet gatishmërinë e partive maqedonase për heqjen e 20% në kushtetutë

    Lajmi i rradhës

    Ministri Çupi: Vetëm gjysma e diasporës është regjistruar!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë