Në RMV ende ka automjete transporti që qarkullojnë pa leje përkatëse

    Fotografia është ilustruese

    Në vend, edhe më tej qarkullojnë autobusë dhe fugonë që nuk kanë leje për transportimin e pasagjerëve. Policia ka zbuluar katër autobusë të ri dhe dy automjete transportuese që kanë vozitur pasagjerë, edhe nuk kanë poseduar dokumente për transport ndërkombëtar

    Kontrollet e policisë janë zhvilluar në kalimin kufitar Tabanoc. Një nga autobusët është me targa daneze ndërsa të tjerat me targa të Maqedonisë. Inspektorati i transportit u ka shqiptuar gjoba vozitësve dhe kompanive.

    “Gjatë kontrollit të autobusit me targa të Gostivarit i drejtuar nga S.B(43) nga Prilepi, autobus me targa të Tetovës i drejtuar nga A.L. nga fshati Çellopek, Rajoni i Tetovës, autobus me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.D (63) nga Shkupi dhe S.T (52) nga fshati Kosovrast i epërm, Rajoni i Dibrës dhe autobus me targa kombëtare daneze, i drejtuar nga R. S. (42) dhe SH.I. (52), të dy nga fshati Nerasht, komuna e Tearcës, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion përkatës”, thonë nga MPB.

    Në vend, sipas informacioneve të fundit publike, janë të paktën 160 autobusë dhe furgonë që transportojnë pasagjerë pa leje të duhura. Kontrollet policore në dokumentet e autobusëve vijnë pas tragjedisë në Bullgari ku u dogj autobusi i “Besa Trans Shkup” në nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 45 qytetarë.

    Autobusi nuk kishte leje për transport të udhëtarëve dhe më vonë Dogana konstatoi se gjithsej pesë autobusë të Besa Trans transportonin pasagjerë pa leje përkatëse. Kompanisë i janë marrë dy licenca veprimi, një për transport dhe një për turizëm. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Deputetët e RMV-së hanë “lirë e mirë” – ushqimi në restorantin e Kuvendit, pothuajse falë

    Lajmi i rradhës

    “Prej qiellit nuk bien paratë, me paratë e popullit bëjnë skandale” – qytetarët të revoltuar për ushqimin e lirë të deputetëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë