Në RMV është rritur për 50 përqind numri i lejeve të dhëna për ndërtim

    Maqedonia e Veriut ka regjistruar 50 përqind rritje të lejeve të dhëna për ndërtim gjatë muajit gusht, në krahasim me gushtin e kaluar.

    “Gjatë muajit gusht të vitit 2021 janë dhënë 276 leje ndërtimi, që është për 50.0 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar rritjen e madhe të numrit në Komunnë e Gazi Babës për ndërtime të larta.

    Në Gazi Babë janë dhënë 25 leje ndërtimi, në Koçani 18 leje, në Manastir 16, ndërsa në komunat tjera më pak. Në bazë të vlerës së objekteve, rritja ka lëvizur për 96.9 përqind, ashtu që janë investuar mbi 101 milionë euro.

    “Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 147 (53.3 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 49 (17.7 %) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 80 (29.0 %) objektet për rikonstruim”, raportojnë nga Enti, duke  sqaruar që 158 leje (57.2 %) janë për persona fizik.

    Lajmi Paraprak

    Tifozët kuq e zi përleshen me tifozët polakë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Koalicionet parazgjedhore ndëretnike ulin retorikën nxitëse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë