Në RMV festohet Bajrami dhe myslimanët urojnë njëri-tjetrin!

    Në mbarë botën besimtarët myslimanë sot e festojnë Kurban Bajramin, një prej festave më të mëdha islame. Manifestimi qendror u mbajt në xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, i cili filloi prej orës 04:30 deri pasi u fal namazi i Kurban Bajramit.

    Në ora 05:57, besimtarët e kanë falur namazin e Kurban Bajramit. Pas faljes së namazit, myslimanët kanë uruar njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie respekti, dashurie dhe mëshire. Sipas traditës, myslimanët e festojnë këtë Bajram 3 ditë.

    “Po e përjetojmë Festë e madhe të Kurban Bajramit, Festë të cilën ne muslimanët e përjetojmë me shpirt e zemër, sepse Kurban Bajrami na ripërkujton shumë ngjarje të historisë islame, e një ndër ta është edhe përfundimi i Shpalljes së Kur’anit Famëlartë, me të cilin njëherë e përgjithmonë u vendosën themelet e individit, familjes dhe shoqërisë së shëndoshë”,tha në urimin e tij, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, reisul-ulema h.Shaqir ef. Fetai.

    Ai theksoi se në këto ditë feste të Kurban Bajramit besimtari në praktikë dëshmon besimin e tij, duke ndarë nga pasuria tij për të prerë kurbanin e tij, si një përkushtim ndaj Krijuesit, si një simbolikë e gatishmërisë së Ibrahimit a.s. për të sakrifikuar birin e tij Ismailin, për çuar në vend premtimin e dhënë Allahut Fuqiplotë, veprim ky i cili përfundoi me ndihmën e Zotit duke dërguar një kafshë për ta flijuar, në vend të Ismailit.

    Kurban Bajrami, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e profetit Ibrahim të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

    Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.

    Gjatë kësaj feste urime kanë dërguar krerët e institucioneve shtetërore, njerëzit e jetës politike, akademike, e artistike në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.

    Lajmi Paraprak

    VOA: Spitalet shqiptare kanë nevojë për gjak, shkak largimi i të rinjëve që janë dhuruesit kryesor

    Lajmi i rradhës

    Elon Musk tërhiqet nga marrëveshja për ta blerë Twitter

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë