Në RMV ka 420 mijë copa armë të paligjshme

    Gjuhet në shtëpi, në rrugë, madje edhe në institucione. Buletini i policisë është përplot me kronikë të zeza. Në dy javët e fundit, Maqedonia e Veriut është tronditur nga një serë rastesh – një qiramarrës vrau një pronar, në Prilep një punonjës i qendrës për punë sociale mezi shpëtoi gjallë.

    “Hulumtimet e fundit tregojnë se në vend janë mbi 620 mijë copa armë, nga të cilat 450 mijë konsiderohen të paligjshme. Kjo do të thotë se për çdo 100 persona, 30 kanë armë, nga të cilat tetë kanë licencë për armë dhe 22 nuk kanë.”

    Të dhënat tregojnë se ka shumë armë për kokë banori. Maqedonia renditet e shtata në një hulumtim që përfshinte 34  vende të Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, për zotërimin e armëve të paligjshme.

    Policia thotë se po merr masa dhe se ka pasur keqpërdorime kur punonjësit e policisë kanë dhënë leje në mënyrë të paligjshme.

    ” Në lidhje me lejet e lëshuara pas kërkesave për leje për pajisjen me armë në kundërshtim me Ligjin për Armët,  Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale ka paraqitur një padi penale për veprën penale të” Punë e pandërgjegjshme në Shërbim”sipas nenit 353-c paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kundër 25 punonjësve të Ministrisë së Brendshme,” thonë nga MPB

    • Kallëzim penal për 25 punonjës policor
    • Në mënyrë të paligjshme janë dhënë leje për pajisje me armë

    Gjykata Penale thotë se për tetë vjet, përkatësisht nga viti 2014 deri në vitin 2023, për prodhim, mbajtje dhe trafikim të paautorizuar të armëve, Prokuroria nga gjithsej 339 persona që nuk posedonin dokumente adekuate për posedim të armëve,  me burg dënoi 130 persona, ndërsa 198 iu dha vetëm dënim me kusht, dhe tre persona u liruan nga akuza.

    Gjykata Themelore Penale Shkup

    Për 8 vjet, burg për 130 persona për armëmbajtje pa leje.

     LLOJI I VENDIMIT  AKTGJYKIME PERSONA
     DËNIM ME BURG 120 130
     DËNIM ME KUSHT 185 198
     Dënim me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse 1 1
     Dënim me gjobë 2 2
     Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në një institucion  1  1
     Procedura e ndërprerë 2 2
     Akuza është refuzuar 2 2
     Të liruar nga akuza 3 3
     TOTAL  316 339

    Për të marrë licencë për armë në Maqedoninë e Veriut, duhet që personi të jetë të paktën 18 vjeç, të jetë i aftë ligjërisht për punë, të jetë i aftë për të zotëruar dhe mbajtur armë, të ketë vendbanim në vend me letërnjoftim të vlefshëm, si dhe të ketë arsye të justifikueshme për blerjen e armëve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sistemi i ujësjellësit në Strugë është i vjetruar dhe defektet riparohen me vonesë

    Lajmi i rradhës

    Shumë punonjës në RMV përballen me stres në punë, shëndeti mendor në rrezik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë