Lajçak: Zaev humbi zgjedhjet pasi BE nuk përmbushi premtimet ndaj RMV-së

    Përfaqësuesi special i BE-së për dialog midis Prishtinës dhe Beogradit, gjatë pjesëmarrjes së tij në “Thessalonik Summit” theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet që menjëherë të fillojnë negociata për anëtarësim në BE.

    “Për mua çështja nuk është nëse, por kur, ndërsa si hap i parë, do të rekomandoj të fillojnë, pa vonesë, negociatat aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të bëhet regjimi pa viza për qytetarët e Kosovës”, tha Lajçak dhe shtoi se kjo është me rëndësi për rajonin që ta shohë BE-në si partner serioz, kredibil dhe të besueshëm“, tha Lajçak.

    Duke folur për ngjarjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, Lajçak sqaroi se dorëheqje e kryeministrit Zoran Zaev është pasi BE-ja nuk arriti ta realizojë pjesën e saj të premtimit, ndërsa BE-ja sipas tij, “ka humbur një nga partnerët më të mirë në rajon”, që është edhe shenjë se Unioni duhet të veprojë.

    “Kryeministri Zoran Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk mundi ta përmbushte premtimin ndaj qytetarëve për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe nuk e përmbushi premtimin e tij, jo sepse nuk bëri pjesën e tij, por sepse ne evropianët. Unioni, për fat të keq nuk mundëm të bënim pjesën tonë. Dhe si rezultat, ne humbëm një partner që ishte shumë besnik ndaj idesë evropiane dhe shumë konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon. Për mua ky është një sinjal i qartë se rajoni nuk mund të na presë dhe është koha që ne, Bashkimi Evropian, të veprojmë, sepse në të kundërtën do të humbasim edhe më shumë partnerë pro-evropianë”, tha Lajçak.

    Lajçak komentoi agjendën e Selanikut nga viti 2003 duke thënë se, 18 vjet më vonë vetëm Kroacia u bë anëtare e plotfuqishme e BE-së, ndërsa nga gjashtë vendet e tjera, vetëm dy negociojnë, ndërsa katër të tjerët presin ende për të nisur negociatat.

    “Mendoj se ky nuk është realitet që paraardhësit tanë e parashikuan në vitin 2003”, theksoi Lajçak.

    Sipas tij, tërë integrimi i Ballkanit Perëndimor “që do të thotë anëtarësim i plotfuqishëm i Ballkanit Perëndimor është rruga e vetme logjike për të ardhme”, dhe sqaroi se edhe në interes të BE-së është që rajoni t’i ndajë vlerat evropiane.

    “Më mirë është t’i eksportojmë vlerat tona, të importojmë jostabilitet nga rajoni”, porositi përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Prishtinë dhe Beograd, ndërsa qëndrimin se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE e ka mbështetur edhe me faktin se ekzistojnë sfida që nuk njohin kufij, siç janë ndryshimet klimatike, kriza energjetike, migrimi, Covid-19.

    Lajmi Paraprak

    Ndërpritet transporti publik në Tetovë!

    Lajmi i rradhës

    Sugarveski dorëhiqet nga funksioni në LSDM

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë