Në RMV mbi 98 mijë qytetarë ende të papunë!

    Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të fundit janë regjistruar 1.5 milionë banorë si të aftë për punë, ndërsa 694 506 janë të punësuar.

    Në kategorinë e popullsisë aktive, prej 792 779 qytetarëve, mbi 98 mijë janë të papunësuar, ndërsa 694 mijë të punësuar.

    “Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.3 %, shkalla e punësimit është 45.8 %, derisa shkalla e papunësisë është 12.4 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

    Nga gjithsej 694 506 të punësuar, 57 përqind janë meshkuj, ndërsa 62 përqind janë meshkuj te 98 273 e papunësuarve.

    Sektori me më shumë të punësuar llogaritet industria përpunuese me 137 626 të punësuar, tregtia me shumicë dhe pakicë (102 075), bujqësia, pylltaria e peshkimi (62 287), etj.

    Nga gjithë të punësuarit, 5 478 janë pa arsim, 11 623 janë me arsim fillor të papërfunduar, mbi 91 mijë vetëm me arsim fillor, ndërsa 198 994 të diplomuar.

    Lajmi Paraprak

    IShP: 10 % e vdekjeve nga kanceri i mushkërive janë nga ndotja e ajrit

    Lajmi i rradhës

    Gjuha shqipe në bankën e të “akuzuarve”!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë