A e meritonte Hashim Thaçi të jetë në atë burg? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

    Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse është e drejtë që ish-Presidenti Hashim Thaçi të ndodhet në paraburgimin në Hagë.

    Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Rama u shpreh se Thaçi është aty si pjesë e një historie të dhimbshme të rezistencës së shqiptarëve të Kosovës.

    Fevziu: A është me të drejtë apo pa të drejtë në atë burg.

    Rama: Ai është aty si pjesë e një historie më të dhimbshme që është histporia e rezistencës së shqiptarëve në Kosovë, çlirimit të shqiptarëve të Kosovës, që dukej e pandashme, në luftë që në fillim, Hashim Thaçi me të tjerët, dukeshin si Don Kishotë. Kur flitej fjala pavarësia e Kosovës, ishte blasfemia më e madhe. Pavarësisht se Rugova kishte një linjë shumë të vendosur për pavarësuinë por me një tjetër metodë. Ishte fati i Kosovës që të kishte Ibrahim Rrugovën.

    Lajmi Paraprak

    Kosova importon më pak, por paguan më shtrenjtë

    Lajmi i rradhës

    Bujqit do të dëmshpërblehen për stuhinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë