Në RMV mungojnë ilaçet e tensionit të gjakut, ilaçet për sëmundjet e zemrës dhe diabetit

    Ilaçet për hollimin e gjakut, ato për tension të lartë, ilaçet për sëmundjet e zemrës, për diabet, për reumë, si dhe kontraceptivët janë barnat më të kërkuara në farmacitë e vendit të cilat nuk janë pjesë e listës pozitive e për të cilat qytetarët harxhojnë shumë nga xhepi i tyre, pa asnjë mbulim nga shteti. Ndërkohë që shumë ilaçe të cilat janë në listë pozitive mungojnë tanimë një kohë të gjatë në raftet e barnatoreve, duke detyruar kështu përsëri pacientët që terapitë t’i paguajnë në mënyrë private. Nga Oda e Farmacistëve të Maqedonisë potencojnë nevojën për zgjerimin e listës pozitive me qëllim që qytetarët të kenë qasje deri në ilaçe të reja cilësore.

    “Lista pozitive ka kohe që nuk ka pësuar ndryshime. Qytetarët kanë nevojë për ilaçe të reja për indikacione të ndryshme. Ilaçet të cilat janë në listë pozitive e të cilat mungojnë nëpër barnatoret e vendit janë ata për sëmundjet e zemrës, antidepresivët, antibiotikët e ndryshëm (pareksotinë, seprozel, ciklosporin, zyrtek, rovamicyn, lidaprim, timolol,ospen, dilacor,resohin). Arsyet për deficit të ilaçeve që janë në listë pozitive janë për shkak të ndalesave dhe zvogëlimit të prodhimit, ndërprerje në zinxhirin e furnizimit, rritje e përdorimit të ilaçit si dhe mosinformimi i mjekëve për deficit. Megjithatë nuk ka vend për panik dhe shqetësim se qytetarët do mbesin pa ilaçe”, thonë nga Oda e Farmacistëve të Maqedonisë.

    Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, njoftoi se është formuar Komision i cili po punon në revidimin e listës pozitive duke përpiluar kështu listën e ilaçeve më të kërkuara nga pacientët.

    “Këto ditë jemi nga fundi me të gjitha përgatitjet për revidimin e listës pozitive dhe për një javë do të thirren të gjitha grupet e interesit, të gjitha kompanitë që të aplikojnë dhe njëherë e përgjithmonë që ilaçet më kualitative, më inovative dhe efektive t’i shfrytëzojnë pacientët dhe popullata jonë me qëllimin e vetëm që të kemi popullatë më të shëndoshë. Komisioni është formuar tanimë një kohë, përgatitjet e fundit janë në rrjedhë e sipër dhe do fillojë që të aplikohet dhe do shqyrtohet se cili ilaç është më i nevojshëm. Këtë gjë do e bëjnë grupet tona të ekspertëve të cilat janë në Komision”, deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

    Ndryshe, lista pozitive nuk ka pësuar ndryshime tanimë 20 vite. Si pasojë të gjitha ilaçet moderne dhe më efikase të kohës që mjekët shkruajnë, qytetarët detyrohen t’i paguajnë nga xhepi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Më mirë Qeveria të ngrijë dhe të mos ekzistojë më” / Qytetarët kritika Qeverisë: Ngrirja dhe shkrirja e çmimeve nuk dha rezultate

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV hesht për paralajmërimet e KE-së për mos shfrytëzimin e fondeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë