Për tre minuta mund të digjet e gjithë dhoma.
“Në këtë moment shihet se vetëm krevati është kapluar nga flakët dhe do të shohim këtu që për më pak se tre minuta do të kemi djegie të plotë të hapësirës ku është niveli më i lartë i zjarrit”, tha Boban Trpkovski – zjarrfikës nga Tetova.
Para 40 viteve në stadiumin në Bradford City, në një zjarr humbën jetën 56 persona, dhe mbi 265 të tjerë u lënduan.
Më thatë se stadiumi mund të digjet për 7 minuta?
Prej 5 deri në 7 minuta.
Çfarë duhet të bëjmë në këto momente?
Në këto momente është e vështirë të bësh diçka sinqerisht…
Ndoshta më e mira është të mbetemi të qetë…
Po, të mbetemi të qetë dhe të evakuohemi sa më shpejt që është e mundur.
Evakuimi është shpatë me dy teha. Sepse kur kemi qasje të lirë në shkallë për evakuim, është në rregull, por nëse evakuohemi nëpër shkallët e ndërtesës, ato zakonisht janë të mbushura me tym, sepse ndodh efekti i oxhakut dhe nëse përpiqemi të evakuohemi nëpër shkallë, gjithmonë bëhemi viktima.
Zjarrfikësit me përvojë problemin e shohin tek mungesa e edukatës.
“Për fat të keq, edukimi i qytetarëve në Maqedoni është në nivel shumë të ulët. Dhe tani, në këtë moment, kemi arritur në një gjendje ku është në nivelin më të ulët”, u shpreh Kostadin Popovski – zjarrfikës nga Manastiri.
Kur ndërtohen objekte, është e nevojshme të bëhet kujdes për materialet që do të përdoren, veçanërisht për dyert që duhet të jenë rezistente nga zjarri për deri në dy orë. /TV21/