Bexheti: PDSH do t’ia rikthejë shpresën Tetovës

    Ka vazhduar fushata e kandidatit të PDSH për kryetar të komunës së Tetovës Sadi Bexheti dhe bartësi i listës së këshilltarëve, Pajtim Thaci, njofton Nistori.

    “Unë, Sadi Bexheti si kryetar i ardhshëm i komunës së Tetovës, me anë të projekteve konkrete për vendbanimet e malësisë së Tetovës, bashkë me këshilltarët me afate konkrete kohore do t’i realizojmë ato projekte, si rehabilitimi i rrugëve, zgjidhjen e ujit të pijshëm, zhvillimin e turizmit malor, hapja e vendeve të reja, programe të veçanta me stimulim finaciar për bujqësi dhe blegtori, punë për të rinjtë, zgjidhja e deponive të egra dhe projekte të tjera me rëndësi vitale, me të vetmin qëllim, të rritet cilësia e jetës suaj dhe mos shpërngulja e rinisë”, është shprehur Bexheti.

    Në fund kandidati për kryetar komune, Bexheti i ftoi banorët që të votojnë numrin 11 si dhe listën e këshilltarëve të PDSH-së, sepse me njerëz të zot ne mund ta rikthejmë shpresën. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Murseli: Në qeverisjen time pensionistët në Tetovë do të kenë përkujdesje meritore

    Lajmi i rradhës

    Ndërprerja e rrjeteve sociale dhe hutia që shkaktoi te shqiptarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë