Në samitin e NATO-s, Mitsotakis deklarohet për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës

    Kryeminsitri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë takimit në Uashington me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve. 9 korrik 2024. / Fotografia: AFP

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se do ta ngrehë shqetësimin lidhur me mosrespektimin e Marrëveshjes së Prespës nga Qeveria e re maqedonase, gjatë samitit të NATO-s që po mbahet në Uashington.

    Greqia dhe fqinji i saj arritën marrëveshje për emrin e shtetit, dhe Shkupi u pajtua që të ndryshojë emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut dhe Athina hoqi dorë nga vetoja për anëtarësimin e fqinjit të saj në NATO.

    Presidentja e re maqedonase, Gordana Silanovska-Davkova, gjatë inaugurimit të saj në maj, iu referua shtetit të saj si Maqedoni e jo Maqedoni e Veriut.

    Duke marrë pjesë në samitin për 75-vjetorin e themelimit të NATO-s, Kyriakos tha se “kam shqetësime serioze” lidhur me përdorimin e emrit nga Qeveria e re maqedonase e udhëhequr nga VMRO DPMNE.

    “Kjo është një çështje që unë do ta ngre”, tha Mitsotakis në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë, duke thënë se çështja e emrit “thjesht, nuk është një çështje e negociueshme”.

    “Nuk është konstruktive. Nuk i ndihmon rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Është një ndërlikim i panevojshëm në një kohë kur ne do të duhej të gjenim zona për bashkëpunim”, tha ai.

    Paraprakisht, Mitsotakis kishte kërcënuar se Greqia mund të rrezikojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Lideri grek, që më herët nuk ishte pajtuar me Marrëveshjen e Prespës, që ishte arritur nga Qeveria paraprake e krahut të majtë, tha se e ka bërë të qartë se kjo është marrëveshje ndërkombëtare “dhe unë respektoj”. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Disa rreziqe shëndetësore që vijnë me motin e ngrohtë

    Lajmi i rradhës

    VAKSINAT KINEZE | Nëpërmjet vaksinave deri te ndikimi politik?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë