Dimitrov: Gjuha maqedonase është çështje e popullit maqedonas, jo e Bullgarisë

    Çështja e gjuhës maqedonase është pyetje për popullin maqedonas, është shprehur mbrëmë në emisionin “200”, zëvendëskryeministri për çështje europiane, Nikolla Dimitrov. I pyetur nëse është e mundur një zgjidhje me Bullgarinë për disa nga çështjet e diskutueshme, Dimitrov ka thënë:

    “Çështja e gjuhës maqedonase është çështje e popullit maqedonas. Ndërsa ne nuk ecim dhe themi – gjuha juaj nuk është gjuha juaj …, gjuha jonë është puna jonë. Këtë çështje e kemi kuptuar plotësisht nga të gjitha shtetet anëtare, nga kryetari i KE-së, nga kryetari i Këshillit Europian dhe këtë çështje e mbyllëm në OKB, ku gjuha jonë është maqedonishtja. Ne jemi të gatshëm të gjejmë mirëkuptim për të gjitha shqetësimet e Bullgarisë, por kjo nuk është shqetësimi i tyre, kjo është puna jonë dhe marrëveshja thotë se ne nuk do të ndërhyjmë në punët tona të brendshme”, tha Dimitrov.

    Zëvendëskryeministri Dimitrov poashtu foli edhe për besimin e vendeve nga i gjithë rajoni ndaj BE-së që është në nivel të ulët si asnjëherë më parë.

    “Besimi në BE ndoshta nuk ka qenë kurrë më i ulët. Dhe jo vetëm në vendin tonë, por mendoj se kjo është situata në të gjithë rajonin. Është e pamundur të thuash diçka kaq herë pa u përmbushur. Dhe sigurisht, me rritjen e besimit, rritet edhe ndikimi. Edhe vetë KE, gjë që nuk ka ndodhur më parë, në pakon e zgjerimit në tetor thotë- mosfillimi i bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë ndikon keq në besueshmërinë e BE-së”, tha Dimitrov./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nga kush varet stabiliteti i qeverisë së Maqedonisë së Veriut?

    Lajmi i rradhës

    Kodra e Diellit, sot fillon sezoni i skijimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë