Në Shkup do të vazhdojë transporti falas për studentët

    Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se do të vazhdojë masa e qeverisë për transport publik falas për studentët në Shkup. Mickoski tha se qeveria në seancën e sotme vendosi të transferojë 120 milionë denarë deri te Qyteti i Shkupit, respektivisht deri te Ndërmarrja për Qarkullim Publik, që të mund të vazhdojë kjo masë dhe vitin e ardhshëm.

    “Qeveria në seancën e sotme të rregullt vendosi t’i transferojë 120 milionë denarë Qytetit të Shkupit, respektivisht NQP-së që të mundet që kjo masë pa pengesa të realizohet edhe në vitin e ardhshëm kalendarik. Ky është një lehtësim shtesë për procesin e arsimit për studentët”, tha Mickoski.

    “Transporti publik falas do t’u japë atyre qasje më të madhe në arsim dhe do t’i lehtësojë ata nga barra financiare, duke i lejuar ata të përqendrohen më shumë në studimet e tyre dhe zhvillimin personal. Sigurisht që kjo masë ka edhe aspekt mjedisor. Duke inkurajuar të rinjtë të përdorin transportin publik, ne reduktojmë përdorimin e automjeteve private, duke kontribuar kështu në ajër më të pastër, më pak emetim të gazrave të dëmshëm dhe qytete më të shëndetshme”, tha Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Pse duhet të hani ngadalë për të humbur peshë?

    Lajmi i rradhës

    Pesë njerëz që lanë gjurmë më 2024

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë