Sonte në Shkup Shkëndija pret sllovenët e NSH Murës, fillon rrugëtimi i Shkëndijës së Tetovës drejt futbollit europian

    Lojtarët e KF Shkëndijës duke festuar fitoren në ndeshjen KF Shkëndija – Borec, që përfundoi me rezultat 3-1. Foto: Lirim Shabani

    Kuqeznjtë do të përballen me klubin slloven NSH Mura, lojë e vlefshme për Champions League, njofton Nistori.

    Pritshmëritë janë të larta, por se si do të përfundojë kjo përballje, do ta kuptojmë pas përfundimit të saj. Një ditë më parë, Shefi I stafit teknik, Ernest Gjoka dhe kapiteni Egzon Bejtullai realizuan një konferencë shtypi ku shpalosën objektivat e klubit. Që të dy pasqyruan gjendjen e Shkëndijës para kësaj loje. “Mendoj që skuadra është në moment të mirë, mendoj që vijmë nga një fazë përgatitore që e kemi ndërtuar me shumë kujdes për të ardhë në këtë moment. Lojtarë të dëmtuar për momentin kemi vetëm Bruno Ditën, por gjithsesi ai do të jetë në stol për çdo moment.

    Besoj se jemi ok për të startuar këtë ndeshje të parë të Champions League“, deklaroi Gjoka. “Jam pjesë e Shkëndijës një kohë shumë të gjatë dhe personalisht jam duke punuar shumë që me këtë ekip të hyjmë në fazën e grupeve. Mendoj se edhe gjithë kolegët e mi, lojtarët tjerë janë duke punuar në këtë drejtim për të gjetur grupet dhe mendon se edhe ata e kanë besimin se duhet të japim 100% në kërkim të objektivit“, u shpreh Bejtullai.

    Kapiteni i kuqezinjve foli edhe për kundërshtarët slloven të Murës. “NS Mura është ekip shumë i mirë, i kemi analizuar gjatë punës me stafin teknik. Mendoj se edhe ne si ekip jemi shumë të mirë dhe goxha të motivuar për ta kaluar Murën. Do të jetë e vështirë, por s’është ekip që nuk kalohet duke ditur se kemi luajtur me skuadra shumë më të forta se Mura“, shtoi Bejtullai. Të rikujtojmë se në garat e viteve të kaluara, Shkëndija iu afrua kualifikimit të raundit të grupeve. Le të shpresojmë se kësaj radhe do të arrihet ky synim. /Nistori

    Lajmi Paraprak

    Rikonstruohen parkingjet në Kampusin Klinik “Nënë Tereza”

    Lajmi i rradhës

    Boçvarski: Transportuesve u nevojiten lehtësime në vendkalimet kufitare dhe rrugë moderne

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë