Në mënyrë të plotë është rikonstruuar dhe që sot në mëngjes është lëshuar në përdorim hapësira e parkingut dhe qasja në Klinikën e Stomatologjisë, ndërsa është bërë edhe organizim i plotë i parkut rreth Klinikës me ulëse të reja dhe gjelbërime, publikoi sot në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Thekson se së bashku me Qytetin e Shkupit dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov e kanë bërë rikonstruimin e plotë dhe ripërtëritjen e qasjes, parkingjet dhe hapësirat për lëvizjen e autoambulancave dhe lëvizjen e pacientëve të palëvizshëm në Kampusin Klinik “Nënë Tereza”.
“Trefish është rritur kapaciteti për parkim me parkingun e ri të cilin vitin e kaluar e vendosi pranë Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri. Hapësirë e re është siguruar edhe tek Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ku është siguruar edhe parkim pranë spitalit modular”, shkroi Filipçe./Kohamk/