Në Shqipëri përmes Rrugës së Arbrit

    Sezoni veror ka dyfishuar frekuencën të udhëtarëve në vendkalimet kufitare “Bllatë” dhe “Xhepishtë-Trebishtë”, mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në afërsi të Dibrës. Të dhënat të sektorit publik të MPB-së thonë se në muajt qershor, korrik dhe gusht, ka një rritje të dukshme të frekuencës të udhëtarëve si në dalje ashtu dhe në hyrje në vendkalimet kufitare në afërsi të Dibrës.

    Sipas të dhënave që ka siguruar KOHA nga ana e MPB-së, tre muajt të sezonit veror respektivisht në qershor, korrik dhe gusht, në vendkalimet kufitare “Bllatë” dhe “Xhepishtë-Trebishtë”, në hyrje janë regjistruar gjithsej 118.143 dhe në dalje 108.907 udhëtarë. Burimi i njëjtë potencon se vetëm në vendkalimin kufitar “Bllatë”, për këto tre muaj, në hyrje janë regjistruar 111.777 kurse në dalje 102 .479. Sa i takon vendkalimit kufitar “Xhepishtë-Trebishtë”, i cili aktualisht është një vendkalim kufitar lokal mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ku punon nga ora 6:00 deri në ora 18:00, në hyrje janë regjistruar në të njëjtën periudhë 6.366 kurse në dalje 6.428.

    Sa i takon vendkalimit kufitar “Xhepishtë-Trebishtë”, Ministritë të Punëve të Brendshme të të dy vendeve, kanë paralajmëruar aktivitete për punë të pandërprerë edhe të vendkalimit kufitar “Xhepishtë-Trebishtë”, ashtu siç punon edhe vendkalimi kufitar “Bllatë”. Kërkesat për punë 24 orëshe është nga popullata lokale në të dy anët e kufirit.

    Rritja e frekuencës gjatë muajve të verës ka të bëjë me pushimet verore , por edhe ardhjen e mërgimtarëve të cilët janë të shumtë në zonat kufitare si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Shqipëri.

    Sa i takon vendkalimit kufitar “Bllatë”, ai gjatë këtij viti ka patur një frekuencë të udhëtarëve më të madhe se vitet e tjera. Rruga e Arbrit e cila shkurton dukshëm udhëtimin nga Dibra për në Tiranë, ka rritur numrin e udhëtarëve edhe atë nga të dy anët e kufirit. Tani pjesa dërmuese e dibranëve por edhe udhëtarëve të tjerë shtetas të Maqedonisë të Veriut , shfrytëzojnë këtë rrugë për të udhëtuar drejt Shqipërisë dhe kryeqytetit shqiptar, Tiranës. Rruga shfrytëzohet jo vetëm nga shtetasit të rëndomtë por edhe nga biznesmenët, dhe kompani të ndryshme.

    Shkaku kryesor është se tani udhëtimi nëpërmjet rrugës së Arbrit cila fillon nga Tirana drejt kufirit “Bllatë” të Maqedonisë së Veriut, është më e shkurtër për afro 70 kilometra. Kjo rrugë sidomos masovikisht për udhëtim në bregdetin shqiptar u shfrytëzua në tre muajt fundit.

    Njëherit duhet potencuar edhe faktin se një ndikim të madh në rritjen e numrit të udhëtarëve nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut kanë edhe shtetasit shqiptar të cilët nëpërmjet vendkalimit kufitar “Bllatë”, vijnë shpesh në Dibër dhe qytete për rreth për qëllime të ndryshme. Dy vendkalimet kufitare në afërsi të Dibrës maksimalisht kanë ulur numrin e udhëtimeve të dibranëve për në Shqipëri nëpërmjet vendkalimit kufitar “Qafëthanë” të Strugës.

    Lajmi Paraprak

    Viti shkollor në RMV fillon pa tekste mësimore

    Lajmi i rradhës

    Tash e tutje tarifat postare më të shtrenjta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë