Në takimin Zaev – Gashi bisedohet për ndarjen e kuadrove dhe përgjegjësive të Alternativës në qeveri

    Pasi ka përfundoi takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi ka arritur njoftimi nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

    Aty thuhet se “në takim është arritur pajtueshmëri e theksueshme për pjesën e programit për bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen të shprehur përmes pjesëmarrjes politike dhe ekzekutive të Alternativës në Qeveri”.

    “Bashkëfolësit janë të pajtimit se kursi reformues dhe evropian për të cilat janë të përcaktuar qytetarët dhe shteti duhet të vazhdojë dhe se në këto momente më e rëndësishme është stabiliteti i institucioneve të shtetit të cilat i shërbejnë qytetarëve. Në këtë mënyrë do të sigurohen dhe zgjidhjet më të mira për sfidat më të mëdha aktuale siç është Kovid-19 dhe kriza globale energjetike”, thuhet më tej në njoftim, transmeton TV21

    Njoftojnë gjithashtu se kanë filluar bisedimet për marrjen dhe ndarjen e përgjegjësive në shtet, pas çfarë janë “shkëmbyer mendime rreth zgjidhjeve kuadrovike të cilat duhet të përfshijnë edhe përgjegjësi dhe detyrime potenciale, gjegjësisht pozita adekuate, ministri, zëvendësministra dhe udhëheqës të tjerë në kuadër të pushtetit qendror”.

    Tani do të vijojnë konsultimet brendapartiake, pas çfarë do të vijojë takim i ri mes Zaevit dhe Gashit me ekipet e tyre.

    Lajmi Paraprak

    Çerdhja në Shkup u lëshon fëmijëve muzikë “turbofolk” | Edukatorja i pyet fëmijët se nga i dini këto këngë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Cilët aktivitete vendimtare duhet t’i ndërmerr Maqedonia e Veriut për t’u përballur me pasojat e ndryshimeve klimatike?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë