Në Tetovë ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve, janë vaksinuar afër gjysma e qytetarëve të rritur

    Një infermiere këshillon një qytetarë të Tetovës për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Foto: Lirim Shabani

    Tetova po shkon drejt stabilizimit nga Covid 19. Edhe në ditën e dytë nuk ka patur asnjë viktimë dhe ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve.

    Autoritetet e Spitalit thanë se në 24 orët e fundit janë 82 pacientë të hospitalizuar. Nga shtatë pacientë me Covid-19 janë që kanë marrë dozën e parë gjegjësisht të dytën.

    Janë 81 pacientë me oksigjen ndërsa vetëm një në respirator kurse kontrollë ambulantë 142.

    Po ashtu është rritur skajshëm numri i të vaksinuarëve. Autoritetet spitalore bënë sërish apel për respektim të masave.

    Ministria e Shëndetësisë informoi se vaksina ka mjaftueshëm dhe bën thirrje për interesim dhe përfshirje në procesin e vaksinimit, veçanërisht popullatës më të re. Nga atje thonë se virusi nuk i përjashton të rinjtë, ndërsa për këtë tregojnë numrat e analizave të fundit.

    “Qytetarët pa termin të caktuar po vaksinohen, në pikat ekzistuese të vaksinimit përgjatë shtetit. Fëmijët prej 12 deri 18 vjet vaksinohen me lejen e prindit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Apel për imunizim dje ka dërguar edhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Ai konsideron se vaksinimi është faktori kryesor për dalje nga kriza dhe nuk guxon të lejohet dinamikë e ngadalësuar dhe shpërndarje e pabarabartë e vaksinave.

    Deri më tani, në vend janë bërë gjithsej 1.197.339 teste të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 180.919, numri i pacientëve të shëruar është 160.396, numri i vdekjeve është 6.129, dhe numri i rasteve aktive është 14.394.

    Lajmi Paraprak

    Hojet e veçanta të bletëve australiane

    Lajmi i rradhës

    Vazhdon regjistrimi i popullsisë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë