Në Tetovë protestohet në mbështetje të Palestinës | “Kush vret një të pafajshëm është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzimin”

    Në shenjë proteste për Palestinën dhe popullin palestinez dhe për të dënuar sulmet izraelite në Gaza, sot në Tetovë është protestuar në një mënyrë të veçantë, edhe atë nëpërmjet një ekspozite të quajtur “Gjenocidet ndër vite kundër njerëzimit”, e organizuar nga Arsim Idrizi dhe Besar Etemi, njofton Nistori.

    Protestuesit mbanin pankarta “Ata janë vrasësit e Zotit. Ata na vrasin gjithashtu edhe neve” “Kudri nuk ka nevojë për ne, ne kemi nevojë për Kudsin”, “Kush vret një të pafajshëm është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzimin”, si dhe fotografi gjenocidesh nga Hollokausti, në Krime, Hiroshima, Burma, Siri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Palestinë.

    Në protestë u mblodhën së bashku edhe një grup qytetarësh, të cilët gjithashtu mbanin flamuj kombëtarë dhe të Palestinës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Teknologjia e re kthen mbeturinat plastike në karburant avioni

    Lajmi i rradhës

    SI TË SHËROHENI NGA SKLEROZA MULTIPLE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë