SI TË SHËROHENI NGA SKLEROZA MULTIPLE

    Zakonisht, mjekët e trajtojnë sklerozën multiple me imunosupresive dhe steroide, duke menduar gabimisht se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune. Megjithatë, nuk është duke ju sulmuar sistemi juaj imunitar, por virusi! Shpresa e vetme per te shkatërruar virusin epstein barr është një sistem imunitar i fortë, të cilin këto ilaçe kanë për gellim ge ta dobësojnë, përcjell Nistori.

    Prandaj këto ilaçe nuk ju ndihmojnë në shkatërrimin e virusit epstein-barr, madje, në fakt, janë duke i ardhur në ndihmë atij. Suplementet e mëposhtme rekomandohen për të lehtësuar dhimbjet dhe për të mbrojtur mielinën, ndërkohë që ju shëroheni nga virusi epstein-barr:

    AEP && ADH (acidi eikosapentanoik dhe dokosahekzanoik): yndyra omega-3 që mbrojnë dhe përforcojnë mielinën. Sigurohuni që të zgjidhni atë me origjinë bimore dhe jo shtazore;
    L-glutamine: aminoacid që largon nga truri toksinat dhe mbron neuronet;
    Heriuciumm erinaceus ose kërpudha krifëluani: mbron mielinën dhe mbështet funksionin e neuroneve.
    ALA (acidi alfa-lipoik): ndihmon në riparimin e neuroneve dhe neurotransmetuesve të dëmtuar, po ashtu edhe të mielinës;
    Monolaurina: acid yndyror që vret qelizat virale, bakteriale dhe mikrobe të tjera të këqija (si myku) në tru;
    Kurkuma: përbërësi i turmerikut që redukton inflamacionin e sistemit nervor qendror dhe lehtëson dhimbjen;
    Ekstrakt pluhuri nga bari i elbit, i përzier me ujë: përmban mikroushqyes qe ushqejnë sistemin nervor qendror, indet cerebrale, neuronet dhe mielinën.

    Duhet të kuptoni se skleroza multiple nuk është dënim me vdekje. Nese mjeku ju ka dhënë një diagnozë të saktë, nuk keni pse të trembeni. Maksimumi do ti përkitni kategorisë së atyre që kanë marrë një diagnozë të gabuar. Fajtori i vërtetë që fshihet pas simptomave tuaja mund të jetë vetëm një infeksion nga virusi epstein-barr, por që nuk ka shkaktuar lezione te mielina. Në varësi edhe të giendjes suaj aktuale shëndetësore, do ju duhen 3 deri në 18 muaj për të larguar qelizat virale të nervave dhe për të rikthyer shëndetin. /Nistori/

    Anthony William – Medical Medium

    Lajmi Paraprak

    Në Tetovë protestohet në mbështetje të Palestinës | “Kush vret një të pafajshëm është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzimin”

    Lajmi i rradhës

    Frutat e thata nxisin humbjen e peshës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë