Në universitetet e RMV janë mbi katër mijë të punësuar, pothuajse gjysma e tyre janë te “Kirili dhe Metodi”

    Në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut gjenden 4 656 të punësuar, ashtu që përfaqësimi gjinor është thuajse i barabartë. Me orar të plotë janë 3182 të punësuar.

    “Numri i mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve nëpër institucionet e larta arsimore gjatë vitit akademik 2023/2024, është 4 656. Nga numri i përgjithshëm, 3 264 apo 70.1 % janë personeli arsimor dhe 1 392 apo 29.9 % janë bashkëpunëtorë”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” janë të angazhuar 1 991 të punësuar, te Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani” janë 807, te Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip janë 504, te Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir janë të angazhuar 328 të punësuar, etj.

    Në kuadër të kualifikimeve shkencore, 3 176 të punësuar janë doktor shkencash, 1 011 magjistra, 181 janë specialistë, ndërsa vetëm 288 janë me arsim të lartë.

    Lajmi Paraprak

    Kultura e komunikacionit është e ulët, vozitje e shpejtë, nën ndikimin e alkoolit

    Lajmi i rradhës

    Banka Popullore – FMN: denari është stabil, inflacioni nën kontroll

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë