Maqedonisë së Veriut i mungojnë ciceronët turistik që flasin frëngjisht dhe veçanërisht gjermanisht, gjë që paraqet problem se si dhe në çfarë mënyre do të shërbehen turistët gjermanë që do të qëndrojnë në Ohër dhe Shkup jashtë sezonit turistik. Ky është problem serioz që nuk mund të zgjidhet në afat të shkurtër.
“Kemi mungesë të ciceronëve për në gjermanisht. Ka vetëm tre në Ohër dhe katër në Shkup. Kemi mungesë dhe prandaj tani duhet të bëhet përpjekje nga shoqata e ciceronëve ose nga ambasada gjermane që të ofrohet arsim për të mësuar gjuhën gjermane, sepse ky operator do të jetë për shumë vite këtu”, tha Ljupço Juzmeski – ciceron turistik nga Ohri .
Fjala është për mbi 35.000 turistë të paralajmëruar nga Evropa, përkatësisht nga Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, të cilët pritet të qëndrojnë në vend jashtë sezonit turistik.
“Tani, ata që i pamë pak më parë ishin ciceronë nga Shkupi, të cilët flasin gjermanisht. Ata do të përkthejnë vetëm për ciceronët e tjerë, të cilët flasin gjermanisht. Për mungesë ciceronësh shkojmë me përkthyes dhe dy herë paguhet për të njëjtën punë. Dhe nuk është njësoj kur diçka shkon dy herë me përkthimin. Duhen ciceronë në gjuhën gjermane. Përkthyesit ishin të licencuar”, tha Ljupço Juzmeski – ciceron turistik nga Ohri.
Ciceronë turistik ka shumë, por numri i atyre cilësor është i vogël.
“Problemet me të cilat përballemi janë kuazi-ciceronë. Kjo është mënyra e lehtë për të marrë certifikatë për ciceron turistik sipas rregulloreve aktuale. Shumë pak investohet në vetvete, sepse arrijnë të marrin punë me çmim më të ulët dhe në këtë mënyrë lënë një imazh shumë të keq para të huajve, sepse kur të huajt shohin një ciceron që nuk është i përgatitur ta shpjegojë historinë, gjeografinë, trashëgiminë kulturore, është hap mbrapa”, theksoi Branko Bosilkov – Kryetar i Shoqatës së Ciceronëve Turistik të Maqedonisë.
Së fundmi në Ohër kanë mbërritur 170 mysafirët e parë nga Gjermania. /Alsat/