A u harrua rikonstruktimi i godinës së paraparë për Komunën e Kërçovës?

    E lënë në harresë. E shkatërruar e pa pastruar. Kështu duket godina ku do të duhej të ishte Komuna e Kërçovës.

    “Ky objekt prapa meje i ka takuar ARM-së, më konkretisht, ish-garnizonit të Komandës së Kërçovës, këtë objekt në vitin 2017 në pronësi e morri Komuna e Kërçovës ku u premtua se do të rinovohet dhe do të ndërtohen hapësira për administratën komunale dhe për disa institucione tjera. Premtim kryesor i Deharit ishte edhe tani në zgjedhjet e fundit lokale, i cili tha se do ta rinovojë këtë pasi të shpallet furnizimi publik dhe shumë shpejtë administrata komunale do të kalojë në këtë objekt, por siç mund të shihet edhe nga pamjet këtu për momentin nuk është filluar asnjë punim”.

    Kjo ishte deklarata e parë e Fatmir Deharit pas marrjes së mandatit të tretë në krye të kësaj komune.

    “Duke nisur nga më i madhi kanalizim i ujërave të zeza që përfshinë territorin e Zajazit pjesë të qytetit dhe deri në lidhjen e projektit kapital që tanimë është realizuar stacioni për filtrimin e ujërave të zeza dhe gjithashtu rreth 4 milionë e 150 euro, punë që i kemi nisur si sheshi i qytetit 800 mijë, 1 milion e 200 mijë shtëpia e qytetarëve që do të jetë komuna e re e Kërçovës”, tha Dehari më 21 nëntor 2021.

    Rinovimi i këtij objekti do të bëhet në disa faza dhe vlera e ndërtimit do të jetë 1 milion e 200 mijë euro, Dehari këtë e premton që në vitin 2017, kur objekti u mor në pronësi të komunës, por punimet ende nuk kanë filluar. Në bazë të premtimit të fundit të nëntorit 2021, punimet duhej të kishin filluar, por nga Komuna e Kërçovës thonë se duhet të përfundojë procedura e furnizimit publik dhe më pas të fillohet me punët. Objekti aktual nuk ka hapësirë të mjaftueshme. Realizmi i këtij projekti do të mblidhte të gjithë administratën komunale në një objekt, e cila për momentin funksionon e shpërndarë në disa godina./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Zjarr në lagjen Drenovec të Tetovës, shkak pastrimi i një zone bujqësore

    Lajmi i rradhës

    Sali: Mungesa e kuadrove në spitalet e qyteteve tjera stërmbush siptalet e Shkupit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë