Në vitin 2021 përmbaruesit në RMV kanë arkëtuar 130 milionë euro

    Në vitin 2021, përmbaruesit kanë kryer gati 63 100 arkëtime të detyrueshme, me ç’rast kanë arkëtuar 130 milionë euro nga qytetarët dhe kompanitë.

    Të dhënat zyrtare thonë se përmbaruesit kanë grumbulluar nga qytetarët 37 milionë euro ose 12 milionë më shumë se në vitin 2020.

    Nga kompanitë private, përmbaruesit kanë arkëtuar 74 milionë euro, ndërsa nga shteti, pra në bazë të borxheve të institucioneve shtetërore, përmbaruesit kanë arritur të mbledhin pak më shumë se 20 milionë euro.

    Arkëtimi nga përmbaruesit 2021

    Nga qytetarët 37 milionë euro

    Nga kompanitë private 74 milionë euro

    Nga institucionet shtetërore 20 milionë euro

    Aktivistët që luftojnë prej vitesh, siç thonë ata, për vënien në rregull të punës së përmbaruesve, akuzojnë qeverinë se pak para zgjedhjeve premtoi se qytetarët do të shpëtojnë njëherë e përgjithmonë nga shumat e larta të ngarkuara nga përmbaruesit për borxhe të vogla por të harruara.

    “Qytetarët janë mashtruar nga kjo qeverisje, fatkeqësisht kemi pasur pritshmëri të mëdha, por a e shihni se çfarë po ndodh. Dikush po bllokon qëllimisht ligjet që janë në Parlament”, u shpreh Marjan Risteski kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë.

    Përkatësisht, është bllokuar ligji që kërkon fshirjen e kamatës në llogaritë e ndërmarrjeve publike. Ai ligj nuk është miratuar. Lejohet ngrirja e kamatës së dakorduar, e cila është shumë e vogël, por kamatvonesa e lartë ka mbetur.

    Avokati i Popullit ka reaguar edhe për kamatat e larta të përmbaruesve. Do të kërkojë nga Qeveria ndryshime në Ligjin për Marrëdhëniet e Obligacionit.

    “Norma e interesit duhet të kufizohet deri në 100 për qind të borxhit bazë. Sepse jemi dëshmitarë se ka qytetarë që për shkak të borxhit bazë dhe rritjes së kamatës, thuajse gjithë jetën janë debitorë ndaj kreditorëve dhe përmbaruesve”, theksoi Naser Ziberi Avokati i Popullit.

    Deri më tani nuk ka asnjë iniciativë nga partia politike Alternativa, ndonëse një nga kushtet e saj për të hyrë në Qeveri ishte ndryshimi i rregullave për punën e përmbaruesve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Doktoresha Ajla Xhemaili flet për përfitimet e agjërimit nga aspekti mjekësor (Intervistë)

    Lajmi i rradhës

    Mbi 20 vite Jazhinca ndjen mungesën e një ambulance, banorët paralajmërojnë protesta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë