Në vitin 2022, mbi katër mijë çifte e kanë regjistruar pronën në emër të dy bashkëshortëve

    Foto Ilustruese

    Edi Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore ka thënë se numri i grave që trashëgojnë pronën është shumë i vogël.

    Ai tha se vendi çalon si në trashëgiminë e pronës nga gratë po ashtu edhe në  regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve.

    “Shifra e trashëgimisë, numri është edhe më i vogël sesa te prona e regjistruar në emër të dy bashkëshortëve. Agjencia për Barazi Gjinore më 2016 i pat propozuar Qeverisë një masë afirmative për regjistrimin e pronës së përbashkët në emër të dy bashkëshortëve pa pagesë. Në vitin 2016 kemi pasur vetëm 105 çifte që e kanë regjistruar pronën e përbashkët në tërë Kosovën e më 2022 janë 4 mijë 375 çifte që e kanë bërë këtë” – ka thënë Gusia.

    Suzana Gashi nga Zyra e Avokatit të Popullit ka thënë se udhëzimi administrativ si masë afirmative për regjistrimin e pronës së përbashkët është shumë inkurajues, por nuk mjafton.

    “Ne kemi një sistem të trashëguar që pa marrë parasysh nëse gruaja për pronën e fituar gjatë periudhës sa ka qenë e martuar, qoftë e regjistruar apo jo, ajo është pronare e gjysmës së pronës dhe kjo nuk është dashur as të diskutohet. Korniza ligjore në përgjithësi është mirë por tash problemi është te zbatimi në praktikë. Nuk do të thotë që vetëm me divorc ke me kërku pjesën tënde, në çdo kohë ke të drejtë me e veçu pjesën tënde” – ka thënë Gashi.

    Gashi ka shtuar se dekurajues është fakti që institucioni i Avokatit të Popullit merr shumë pak ankesa sa i përket çështjeve pronësore./Kallxo/

    Lajmi Paraprak

    Glaukoma arsyeja e dytë kryesore e dëmtimit të shikimit

    Lajmi i rradhës

    Do të kompensohen orët e humbura mësimore nga alarmet e rreme për bomba?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë