Do të kompensohen orët e humbura mësimore nga alarmet e rreme për bomba?

    Fotografi ilustruese

    Shkollat fillore që pësuan humbje orësh për shkak të alarmeve të rreme për bomba po gjejnë mënyra të ndryshme për të kompensuar mësimin e humbur. Mësuesja, Ilmije Shahini tha se në shkollën “7 Marsi” tashmë kanë nisur të mbahen aktivitete dhe orë plotësuese për këtë qëllim. Madje, në këtë shkollë u punua edhe në ditën e patronatit të shkollës pavarësisht që kjo ditë duhet të jetë ditë pushimi.

    “Po mundohemi edhe do t’ja dalim duke punuar me orë plotësuese. Do ti zëvendësojmë orët kur kemi përsëritje, me aktivitete të ndryshme dhe sëbashku me nxënësit do të arrijmë deri në fund të 10 qershorit të mbarojmë me planprogramin mësimor. Janë dakord nxënësit, edhe prindërit janë dakord me ne, bashkëpunojmë. Nëse ka nevojë do ti angazhojmë edhe në shtëpi që të punojnë më tepër”, u shpreh Ilmije Shahini, mësuese.

    Për aktivitetet shtesë pajtohen edhe nxënësit. Siç thanë ata do të shfrytëzojnë çdo pushim në shkollë për të mësuar ndërkohë që më shumë vëmendje do ti kushtojnë lëndëve matematikë dhe gjuhë shqipe.

    “Ne humbëm shumë mësime për shkak të alarmeve për bomba. Mësuesja na ka dhënë disa aktivitete ti ushtrojmë në shtëpi, unë mendoj që do të mund ti kompenzojmë. Do të gjejmë mënyra të ndryshme që ti kompenzojmë dhe ti marim mësimet që I kemi humb sepse kemi humb shumë mësime”, tha një nxënëse.

    “Mësuesja na jep aktivitete në shtëpi, në klasë për ato mësime që i kemi humbur. Nuk do të jetë vashtirë për ne sepse jemi nxënës që I punojmë detyrat”, shtoi një nxënëse.

    Viti shkollor 2022-23 për nxënësit e shkollave fillore do të përfundoj më 14 qershor, ndërsa për ata në shkollën e mesme më 9 qershor. Vendimi tashmë është zyrtarizuar dhe planifikuar në kalendarin për organizmin e këtij vitit shkollor. Ministria e Arsimit këtë vendim e mori për shkak të zgjatjes së pushimit dimëror i cili mbaroi më 23 janar, në vend se të përfundonte më 18 janar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në vitin 2022, mbi katër mijë çifte e kanë regjistruar pronën në emër të dy bashkëshortëve

    Lajmi i rradhës

    TË DËNOHET GJUHA E URREJTJES NDAJ GRAVE NË RMV!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë