Në vitin 2023 kishte më pak martesa, por edhe më pak divorce

    Numri më i madh i martesave në RMV është regjistruar në muajin gusht, ndërsa më pak martesa bëhen në nëntor. Qytetarët kryesisht martohen në moshën 25-29 vjeçare, kurse divorcohen në moshën 30-34 vjeçare.

    Numri i martesave në vitin 2023 është ulur, por edhe divorcet. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, në vend janë regjistruar gjithsej 12.882 martesa, që është 3,4% më pak se vitin paraprak, njoftoi Agjencia e Informacioneve të Maqedonisë së Veriut (AIM).

    Numri më i madh i martesave, 1,851, janë regjistruar në gusht, kurse më pak në nëntor, 761 martesa.

    Numri më i madh i martesave, 4,263 për gratë dhe 4,721 për burrat, ka ndodhur në grupmoshën prej 25 deri në 29 vjeç.

    Mosha mesatare në martesën e parë është 27.4 vjeç për nusen dhe 29.9 vjeç për dhëndrin.

    Ndërsa numri i divorceve vitin e kaluar është ulur në krahasim me një vit më parë dhe ka arritur në 1613 martesa të divorcuara.

    Më pak çifte të martuar, 38 gjatë vitit, u divorcuan në gusht, dhe më shumë, 195, në mars.

    Statistikat tregojnë se sipas moshës, numri më i madh i divorceve, 298 për gratë dhe 281 për burrat, kanë ndodhur në të njëjtën grupmoshë nga 30 deri në 34 vjeç.

    Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e divorceve, 360, ​​kanë ndodhur rreth pesë deri në nëntë vite pas lidhjes së martesës.

    Statistikat për martesat e vitit të kaluar mund t’i lexoni më poshtë.

    Lajmi Paraprak

    Në vitin 2024 priten ndryshimet kushtetuese!

    Lajmi i rradhës

    BE: Jo diamanteve nga Rusia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë