Në vitin 2023 për 9 muaj në e-tregti janë shpenzuar 29,9 miliardë denarë

    Në 9 muajt e parë të vitit 2023, në e-tregtarët vendorë janë shpenzuar 20,7 miliardë denarë, sipas të dhënave të fundit të publikuara për transaksionet e pagesave pa para të gatshme në pikat virtuale të shitjes së Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën janar-shtator 2023.

    Siç informon Agjencia për e-tregëti e Maqedonisë, vlera e përgjithshme e transaksioneve online të realizuara në vend dhe jashtë me kartela vendore dhe të huaja, arrin në 29,9 miliardë denarë (3,3 miliardë denarë mesatarisht në muaj), që paraqet rritje prej 18,2 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishte realizuar 25,3 miliardë denarë.

    “Rritja më e lartë prej 22 përqind e totalit të transaksioneve online është arritur në muajin mars dhe më e ulëta prej 12,5 përqind në muajin prill krahasuar me të njëjtët muaj të vitit të kaluar”, tregojnë të dhënat e AETM.

    Me kartat vendore për e-tregtarët vendorë në 9 muajt e parë të vitit 2023 janë realizuar 19,5 miliardë denarë dhe është arritur rritje prej 13 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Trendi rritës i blerjeve online jashtë vendit me karta vendore vazhdon edhe në 9 muajt e parë të vitit 2023, kur janë realizuar 9,2 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 30,4 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Të huajt kanë bërë transaksione online me tregtarët vendas në vlerë prej 1,24 miliardë denarë, përkatësisht është shënuar rritje në 9 muajt e parë të vitit 2023 prej 22,2 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Tregtarët elektronikë të Maqedonisë në periudhën e konsideruar kanë marrë 20,7 miliardë denarë të fituar nga kartelat vendore dhe të huaja, që do të thotë rritje prej 13,2 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Sipas rezidencës së tregtarit elektronik dhe lëshuesit të kartave të pagesës, vërehet se vlera e kartave të pagesave vendase jashtë vendit, si dhe e kartave të pagesave të huaja për e-tregtarët vendas, është në rritje. Kështu, nga 7 miliardë denarë të shpenzuar me kartela të brendshme pagesore jashtë vendit në 9 muajt e parë të vitit 2022, këtë vit për të njëjtën periudhë janë shpenzuar 2,2 miliardë denarë më shumë, ose gjithsej 9,2 miliardë denarë. 1 miliard denarë janë shpenzuar me karta të huaja te e-tregtarët maqedonas në 9 muajt e parë të vitit 2023, ndërsa tani 1,2 miliardë denarë”, thuhet në njoftimin e AETM.

    Numri total i transaksioneve online të kryera në tre tremujorët e parë të vitit 2023 është 14.2 milionë transaksione, që paraqet një rritje prej 15.1 përqind krahasuar me numrin e transaksioneve të kryera në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (12.3 milionë transaksione).

    “Edhe gjatë 9 muajve të parë të vitit 2023, vërehet një rritje e pikave të shitjes online të sapohapura, kështu që në 9 muajt e parë të vitit 2023 janë hapur 117 pika të reja të shitjes online. Trendi i rritjes si i vlerës ashtu edhe i numrit të transaksioneve online vazhdon sipas të dhënave më të fundit të BPRMV dhe rritja është ende dyshifrore. Rritja e vlerës së totalit të transaksioneve online në 9-mujorin e parë të 2023 është 18,2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin e AETM.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët në RMV nuk ia dalin as edhe me dy paga minimale

    Lajmi i rradhës

    Dimitrievski: BDI dhe LSDM e kanë privatizuar shtetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë