Qytetarët në RMV nuk ia dalin as edhe me dy paga minimale

    Përllogaritja e re e shporrtë s sindikale minimale ka për qëllim të evidentojë më mirë nevojat themelore të një familjeje me katër anëtarë. Shporta minimale e Sindikatës u krijua në vitin 2011 dhe deri më tani ajo përfaqësonte treguesin e vetëm përkatës dhe një model më realist të llogaritjes së kostos së jetesës për një familje të supozuar, d.m.th. një familje prej katër anatarësh që jeton në një banesë prej 50 metrash katrorë dhe që nuk posedon një veturë. Shporta minimale sindikaliste ishte arsyeja e miratimit të Ligjit për pagën minimale dhe ishte baza për negociatat e sindikatave për të gjitha rritjet e pagave të deritanishme, si dhe për lidhjen e Marrëveshjeve Kolektive. Andaj edhe së fundmi u prezantua përllogaritja e re e shportës minimale , e cila pasqyrojë më realisht nevojat bazë të një familjeje familjare katër anëtarësh. Ajo është shtrenjtuar për 12 mijë denarë në raport me atë të mëparshme.

    Shporta i referohet një familjeje prej katër anëtarësh me dy fëmijë të mitur, të cilët jetojnë në banesën e tyre. Llogaritjet thonë se familja duhet të ketë një makinë të vogël, dhe më i madhi nga fëmijët duhet të ketë një biletë autobusi falas për transportin publik. Ata blejnë vetëm produkte ushqimore bazë dhe ato për higjienën personale, nuk hanë në restorante, blejnë rroba me zbritje dhe shkojnë vetëm shtatë ditë me pushime në Maqedoni.

    Llogaritjet e reja tregojnë se dy paga minimale mbulojnë vetëm 71.4 për qind të shportës minimale, ndërsa një pagë mesatare mbulon vetëm 69.9 për qind. Problem kyç është se si një familje ku të dy prindërit kanë të ardhura minimale do t’i gjejë mjetet për të disponuar me 56.500 denarë më të nevojshëm dhe minimalë. Kësti i kredisë nuk është përfshirë në përllogaritje , por edhe për faktin se kjo kategori qytetarësh është e aftë për kredi. Nga ana tjetër, shporta e re me vlerën prej 56.522 denarë për nevojat themelore të një familje me dy prindër dhe dy fëmijë që janë nxënës, do të jetë baza mbi të cilën sindikatat nga viti 2024 do të angazhohen për rritje të pagave të punëtorëve.

    Numri një i Sindikatave Sllobodan Trendafillov, thotë se një përllogaritje ishte në vitin 2011, përderisa tani jemi në vitin 2024.

    “Ne ndjemë se ajo ishte e tejkaluar dhe duhej të fuste sende shtesë që janë të nevojshme sot, si arsimi, shëndetësia, qiraja. Po flasim për ushqim e pije, një copë gardërobë në sezon, e as që bëhet fjalë për mbushjen e çantës në një qendër tregtare. Dhe për këtë arsye llogaritja e shportës sindikale që u prezantua është më realiste për kushtet e sotme. Dhe ne duam që ajo të jetë argumenti ynë kryesor në procesin e negociatave në vitin 2024, pavarësisht nëse kjo qeveri mbetet apo vjen një tjetër”, thekson ai.

    Metodologjinë e re për llogaritjen e shportës minimale sindikaliste e kanë përgatitur Sindikata e Maqedonisë së bashku me ish ministrat e financave, Nikolla Popovski dhe Dragan Tevdovski.

    Struktura e shportës, e cila nuk ka ndryshuar që nga viti 2011, tashmë ka katër artikuj të rinj ose 11 në total. Si bazë për llogaritje, ekspertët Popovski dhe Tevdovski marrin një familje prej katër anëtarësh që jetojnë në banesën e tyre prej 60 metrash katrorë. Nëse duhet të paguajnë edhe qiranë, shuma e shportës rritet në 71.972 denarë.

    Profesori universitar Nikolla Popovski, thekson se metodologjia e përdorur lejon Sindikatat të bëjnë një llogaritje të re çdo muaj sepse përdor të dhëna dhe një faqe që përditësohet çdo ditë dhe tregon pasqyrën reale.

    “Supozimi është se familja nuk mund të përballojë të hajë jashtë, pasi ata do të hanë minimalisht në shtëpi duke blerë burgerë nga një dyqan sandviçësh dy herë në muaj, dhe mund ta imagjinoni se sa është kjo gjatë një muaji, veçanërisht me dy fëmijë. Ata janë duke shkuar me pushime, por ne kemi vlerësuar sa më pak në Maqedoni, duke pasur parasysh se kjo është një pako minimale. Ata shkojnë në liqenin e Dojranit vetëm shtatë ditë në qershor në një shtëpizë , që është çmimi më i ulët i mundshëm”, shpjegon eksperti Nikola Popovski.

    Ekspertët të udhëhequr nga gjendja reale dhe aktuale, kësaj radhe prezantuan katër artikuj të rinj – komunikimet, restorantet dhe hotelet, mallrat dhe shërbimet tjera dhe tani llogaritjet janë bërë në 11 artikuj, për dallim nga shtatë të mëparshmet.

    Se sa rigorozisht janë bërë llogaritjet dëshmon artikulli higjienë personale dhe produkte higjienike, i cili peshon 1714 denarë në muaj. “Higjiena personale do të ishte produktet bazë dhe më të lira, duke përfshirë sapunët, shamponat, pastat e dhëmbëve, detergjentet pluhur, letrat higjienike duke përfshirë edhe pastruesit e orendive shtëpiake. Nëse marrim një pastë dhëmbësh 75 miligramë, dy në muaj, pra gjysmë paste dhëmbësh të një anëtari të familjes në muaj”, sqaron Popovski.

    Shikuar sipas artikujve , ushqimet dhe pijet peshojnë më së shumti, me 20.700 denarë ose 36.7 për qind, pasuar nga shpenzimet e përgjithshme me 10,4 për qind ose gati gjysmën e shportës. “Katër artikujt e parë në strukturë janë ushqimet dhe pijet, veshjet dhe këpucët, strehimi dhe higjiena personale. Para së gjithash materiali i konsumit përbën 58,6 për qind të shportës, që do të thotë se kemi prirje drejt konsumit të amvisërive”, thekson Popovski.

    Sipas Popovskit, nëse në familje ka dy të punësuar me dy paga minimale, të cilat janë 40.350 denarë, ato janë shumë afër 71,4 për qind të shportës minimale sindikale. “Niveli i mjaftueshëm është që kjo lloj familje të ketë një pagë mesatare dhe një pagë minimale, e kjo është rreth 59.675, dhe është më e lartë për rreth 3.000 denarë se shporta minimale sindikale. Në këtë rast, familja do të plotësojë nevojat themelore”, shton ai.

    Ndryshe, paga mesatare në Maqedoni arriti në 38.843 denarë apo gati 39 mijë denarë, mirëpo shumë punonjës nuk pranojnë të ardhura të tilla mujore. Mesataren prej afër 630 euro ngjashëm me vitet e kaluara e ngrenë pagat në disa sektorë, por edhe pagat me rritje prej 78 për qind të funksionarëve të emëruar dhe zgjedhur. Për shembull, në sektorin e bujqësisë mbi 50 mijë të punësuar marrin paga mesatare prej afër 30 mijë denarë, tregojnë të dhënat e Entit të Statistikës. Mbi 133 mijë të punësuar në industrinë përpunuese marrin në mesatare paga prej afër 34 mijë denarë. Mirëpo me dhjetëra mijtë të punësuar në fabrikat e tekstilit apo këpucëve marrin afër 25 mijë denarë me çka janë më afër pagës minimale se asaj mesatare. Të dhënat e Drejtorisë për të Ardhura Publike, tregojnë se në muajin nëntor të këtij viti 8.273 punëtorë në Maqedoni kanë marrë paga nga 1 denar deri në 20.174 denarë, 26.537 punëtorë kanë marrë pagë në vlerë prej 20.175 denarë, që do të thotë se në muajin nëntor 34. 810 persona morën pagën minimale ose nën pagën minimale. Njëherësh 324.674 persona në llogaritë kanë marrë paga neto në vlerë prej 20.176 deri në 37.875 denarë. Sipas të dhënave DAP në muajin nëntor, 150.884 persona kanë marrë paga mbi 37.876 denarë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonasit dhe shqiptarët, popujt më jo-intelegjentë në Europë (Infografik)

    Lajmi i rradhës

    Në vitin 2023 për 9 muaj në e-tregti janë shpenzuar 29,9 miliardë denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë