“Në zgjedhjet lokale do të delegjitimohet pushteti i Zaevit”

    “Pas fitores së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale, qeveria e Zoran Zaev do të delegjitimohet dhe do të pasojë shumicë e re qeverisëse”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për “Al Jazeera Balkans”.

    Ai theksoi se pas zgjedhjeve lokale të fituara nga opozita, do të ketë tranzicion të deputetëve nga shumica në pushtet të cilët janë të pakënaqur me Zoran Zaev dhe kanë dëshirë për të formuar një qeveri të re.

    “Unë vlerësoj se në radhët e opozitës do të ketë tranzicion të deputetëve të cilët në këtë moment formalisht ende mbështesin shumicën në pushtet. Sidoqoftë, në bisedat me ne, ata shprehën pakënaqësinë e tyre dhe gatishmërinë për t’u bërë pjesë e një shumice të re. Ai proces do të përshpejtohet me rezultatet e zgjedhjeve lokale që do të jenë në favorin tonë, të cilat do të delegjitimojnë qeverinë e Zoran Zaevit”, tha Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Nismat qytetare shihen si kontrolluese të pushtetit lokal në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    “Gjuetari i balonave” afgane dhe shqiptarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë