Nebiu: Familjarët e Mijallkovit kërcënuan blerësit potencial të ish-banesave të tij

    Drejtori i Agjencisë për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, Driton Nebiu, ka deklaruar sonte se familjarë të afërt të ish-drejtorit të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijalkov kanë kërcënuar blerësit potencial të pronës së tij, përcjell Nistori.

    “Në të njëjtën ditë kur çdo i paraqitur mund të shkonte dhe te shihte se cfarë kishte në banesat, përkatësisht si ishte banesa dhe në çfarë gjendje është, një grup personash shkuan se bashku me rrethin më të afërt të familjes së Sasho Mijalkov, u thanë se nuk mund t’i blejnë këto banesa, se nuk duan fqinjë të rinj. Që do të thotë se çdo qytetar do të rimendonte nëse do të hynte në lojëra të tilla dhe nëse ia vlen të paguanin, ndërsa më pas të kenë probleme private”, tha Nebiu në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma.

    Ai ka ritheksuar se është paradoksale që djali ka mundësi që ta blejë pronën e konfiskuar nga babai, por që Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara ka vepruar në përputhje me ligjin.

    “Edhe në deklaratën para disa ditëve thashë se është paradoks kur nga babai merret prona, ndërsa e blen djali, por ne duhet të respektojmë ligjin sepse Kushtetuta garanton të drejtën e pjesëmarrjes për çdo qytetar, përfshirë edhe rrethin më të ngushtë të familjes. Sipas ligjit aktual të Agjencisë për menaxhim me pasuri të paluajtshme, përveç punëtorëve të Agjencisë dhe mua si drejtor, të gjithë të tjerët kanë të drejtë të aplikojnë dhe të blejnë pronë nga çdo person i dënuar, jo vetëm nga Sasho Mijalkov”, tha Nebiu.

    Ai shtoi se janë ndërmarrë hapa për ndryshimin e ligjit. “Tashmë është dakorduar në Qeveri dhe presim që të votohet në Kuvend. Ne mendojmë se kjo do t’i eliminojë blerësit e tillë të regjistruar sepse mendojmë se në gjeneratën e dytë dhe të tretë nuk lejohet ta blejnë pronën”, tha Nebiu.

    Lajmi Paraprak

    Çka pas heqjes së dinarit në Kosovë?

    Lajmi i rradhës

    Shaqiri: shtyrja e vitit shkollor nuk do të jetë i mirëseardhur për nxënësit, por as për mësimdhënësit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë