Nedelkov pret që negociatat me Qeverinë dhe ministritë të fillojnë nesër ose të martën

    Fotografia: Nistori

    Ministria e Arsimit edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë kujtuar këtë mëngjes se procesi arsimor duhet të rrjedhë sepse fëmijët kanë të drejtë të garantuar me Kushtetutë për të.

    Sipas kyetarit të SASHK-ut Joakim Nedelkov ata nuk kanë asnjë përgjegjësi nëse fëmijët apo nxënësit vijnë në kopsht.

    “Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi nëse nxënësit apo fëmijët vijnë në kopshte. Do të jemi në dhoma të veçanta. Drejtorët mund të punësojnë njerëz nga institucione që nuk janë anëtarë tanë, njerëz që kanë kontrata dhe kanë frikë se mos e humbasin vendin e punës dhe nuk hyjnë në grevë, por kjo do të thotë, nga 100 maksimumi 10, ose diku 5 ose 15 persona”, tha Nedelkov.

    Sipas tij nuk ka njerëz që do të punësohen për një kohë të shkurtër dhe kjo është pjesa më jofunksionale e ligjit që përdoret për presion. Nedelkov pret që negociatat me Qeverinë dhe ministritë të fillojnë nesër ose më së voni të martën.

    Lajmi Paraprak

    Shtrëngimi i dhëmbëve gjatë gjumit

    Lajmi i rradhës

    DW: Rama i kërkoi SPAK-ut të hetojë ish-kryeministrin Berisha | Opozita e quan presion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë