Nedellkov: Sjellje jonjerëzore, presion dhe mobing nga drejtorët e çerdheve

    Kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës (SASHK) njoftoi sot për një presion të hatashëm ndaj punonjësve të çerdheve të cilët janë në grevë. Sipas tij përveç presionit dhe mobingut është vërejtur dhe sjellje jo-njerëzore.

    Ministria për punë dhe Politikë Sociale përmes drejtorëve të çerdheve po ushtron presin tek të punësuarit nëpër çerdhe të cilët janë në grevë. Mes tjerash, është jo njerëzore që të mbyllen në hapësira të ngushta, të ju pamundësohet të shkojnë dhe në tualet, edhe grave shtatzëna të mos u lejohet të hanë mëngjes, kjo vërtet është jo-njerëzore. Këto drejtoresha në rast se mendojnë se gjithë jetës do të jenë drejtor, gënjehen shumë. Nesër do të kthehen në vendin e punës tek koleget, që vërtet do të jetë turp”, tha Nedelkov.

    Lajmi Paraprak

    Tragjedia e pasme e Eskilit

    Lajmi i rradhës

    Macron kundër përdorimit të fjalës “gjenocid” për krimet ruse në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë