Nënshkruhet marrëveshja kolektive mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe SAShK-ut

    Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK), Jakim Nedelkov, kanë nënshkruar Marrëveshjen e re Kolektive.

    Rritja e pagave prej 15% të punonjësve në institucionet publike për fëmijë dhe rritja e vazhdueshme e tyre me çdo rritje të pagës minimale është një nga risitë më aktuale në marrëveshjen e re kolektive. Gjithashtu tejkalohet problemi me orarin e punës së edukatorëve për realizimin e aktiviteteve tjera programore.

    Marrëveshja parasheh rritjen e shtesave dhe kompensimeve të pagës dhe rriten të drejtat e punëtorëve gjatë grevës. Nënshkruesit e Marrëveshjes, Ministrja Trençevska dhe Kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov, shprehën bindje se marrëveshja e re kolektive paraqet progres të të drejtave të punonjësve nëpër çerdhet e fëmijëve.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë e shkakton ataku tek të rinjtë?

    Lajmi i rradhës

    “Skriningu duhet të shkoj paralelisht me reformat”

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë